Vazhdojnë denoncimet për keqpërdorime në Onkologji

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2022, 20:09

Në Klinikën e Onkologjisë, motrat medicinale dhe personeli sanitar shprehin revoltën e tyre se nuk u paguhen kujdestaritë për orët e ndërrimit të natës. Dyshimet për manipulimin e buxhetit të klinikës dalin në dritë, kur të punësuarit nuk marrin as për punët shtesë që bëjnë me turne. Njëra nga infermieret e Klinikës, Maja Jakimova.

“Në muajin gusht, sindikata na dha dokument që më kërkesë të tyre Fondi shëndetësor ka lëshuar mjete në të gjitha klinikat dhe të gjithë i kanë paguar, por te klinika jonë as s’kemi përgjigje e as pagesa. Ja lista e pagesës sime të fundit kam 176 orë pune edhe pse në klinikë me shkurtim të orareve mbahen nën 150 orë pune në muaj. Kjo diferencë nuk më është paguar, vetëm ndërrimi natës 77 orë punë për 9 kujdestari që më janë paguar vetëm nga 8 orë, ndërsa në praktikë ato ishin 18-24 orë punë”, tha Maja Jakimova, Infermiere në Onkologji.

Në dokumentet që Jakimova ka grumbulluar për në gjykatë, tregon evidencën për 10 muajt e fundit që janë paguar vetëm për 8 orë, kurse kanë punuar së paku 18 deri në 24 orë kujdestari. Ajo dëshmon se deri më tani në Klinikën e Onkologjisë janë trajtuar pacientët të afërt me drejtorët, që nuk kishin fare evidencë në klinikë dhe natyrisht nuk paguanin, kurse ata të panjohurit, paguanin para të mëdha “cash”.

“Këtë mund ta dëshmojnë numër i madh i personelit, ne trajtojmë pacientë familjarë, shokë të afërt e fqinjë të njohur të llojit ka grip, diarre, kovid, nuk ndjehet mirë, duhet ta incizoj kokën por s’ka termin, vijnë te ne në kohën e kujdestarisë dhe merret një i punësuar nga klinika për të vrapuar nëpër repartet tjera për tu kryer punë të afërmve të drejtorit.

Provoja të arrij tek drejtori tjetër që është kompetent për financat që duhet merret me këtë problem, zotëri Nehat Nuhi, por as që mund të hyj të flas me të, nuk më lënë termin për takim”, shtoi ajo.Tv alsat pyeti Ministrin e shëndetësisë Sali nëse janë gjetur keqpërdorime të tjera në aspektin financiar në Onkologji, ku përveç dorëheqjes së drejtorit medicinale Nikolla Vasev, vazhdon të mbetet në detyrë drejtori tjetër Nehat Nuhi, ku në gjitha dokumentet kyçe janë firmosur nga dy drejtorët, që nënkupton se edhe përgjegjësia disiplinore apo penale duhet të jetë e përbashkët.

Nga autoritetet thanë se inspektimet në gjitha Klinikat po vazhdojnë dhe nuk do të ketë shkarkime selektive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit