“Pse u largova i turpëruar nga protesta”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2022, 21:09

REFLEKTIM

Duke qenë se komunikoj dhe takoj çdo ditë njerëz, mund të konsideroj se është e saktë të them se në tërësi njerëzit janë të pakënaqur nga qeveria, ushtrimi i pushtetit dhe në tërësi nga politikat qeverisëse. Edhe pse kjo qeveri, ky pushtet, është zgjedhur edhe nga vetë njerëzit e kësaj shoqërie, përveç vjedhjes, blerjes, shtypjes dhe shantazhit që është bërë për votën.

Sot, ishte thirrur mbajtja e një tubimi. Thirrësit e saj, dy parti politike, e kanë emërtuar këtë tubim protestë popullore. Si qytetar, pavarësisht konsideratave të mia për thirrësit e protestave, sa herë kam qenë në mundësi fizikë [mund të them se në 95% të rasteve] i jam përgjigjur pozitivisht; pasi mendoj se gjithmonë është e drejtë të dalësh në tubime e protesta qoftë edhe kundër atyre që e thërrasin protestën.

Dalja në tubime e protesta nuk do të thotë që mbështes thirrësit e saj, por do të thotë që unë ushtroj një të drejtë, përmbush një detyrim, manifestoj kapacitetin civil dhe qytetar si dhe nuk jam dakord me mënyrën se si zbatohen dhe ndërmerren politikat qeverisëse.

Kështu, sot dola në protestë rreth orës 16:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë gjithë kohës që zgjati ky tubim/protestë në bulevard lëviza dhe vështrova pjesëmarrësit, tipologjitë e jashtme të pjesmarrësve; konstatova se pjesëmarrja ishte e konsiderueshme, nuk e di sa e si mund të llogaritet, por unë mund të them se në një tubim të thirrur nga një ish-pushtetar nuk mund të merrnin pjesë vullnetarisht dhe pa përfitim më shumë njerëz se sa ishin aty.

Dominonte mosha 40-65 vjeç, kishte të rinj, adoleshentë, por edhe moshë të tretë. Me sy të lirë pjesëmarrja masive ishte e gjinisë mashkullore ndoshta mbi 60%, e pjesa tjetër ishin të gjinisë femërore.

Nga këndvështrimi i gjurmëve që lë ngarkesa e jetës mund të them se shumica ishte nga ato njerëz që kanë vuajtur në jetën e tyre… fytyra të zbehta, ku dhimbjet, stresi, lodhja, robërimi dhe hallet kishin vizatuar në fytyrat e tyre shenja të dukshme; pra shumica i përkiste shtresës së ulët të shoqërisë, asaj shtrese që jeta e tyre është e mbushur vetëm me punë të rënda, halle ekonomike dhe pamjaftueshmëri të ardhurash për ushqim.

Po, pashë edhe njerëz që nga pamja mund të evidentohej mirëqenie, mirëushqyerje dhe një farë qetësie. Pra ishte një konglomerat njerëzish, shtresash ndoshta edhe bindjesh.

Ndërmjet ish-hotel “Dajtit” dhe parkut “Rinia” vura re dy persona me aftësi të ndryshme/kufizuara, që rrinin mbi karrocat e tyre dhe dëgjonin me vëmendje fjalimet që mbaheshin nga podiumi i largët. I pyeta se pse kishin dalë në këtë tubim/protestë dhe se mund ta shikonin nga TV, ata të dy, unanimisht m’u përgjigjën:

“Kemi ardhur nga zona e Kombinatit, për të protestuar për të drejtat tona. Ne jemi invalidë marrim pension të plotë invaliditeti 263 mijë lekë në muaj, kemi shtëpi 1+1 në parafabrikat dhe paguajmë mesatarisht 70/80 mijë lekë drita, 18 mijë lekë ujë të papijshëm, blejmë 20 mijë lekë ujë të pijshëm, 10 mijë lekë administratori pallatit se kështu e ka vendosur bashkia, 8 mijë lekë në muaj paketa telefonike për të pasur lidhje me njerëzit e të afërmit në rast urgjence, 53 mijë lekë ilaçe të përmuajshme përveç pjesës së rimbursueshme.

Këto janë pagesa të përmuajshme, të pashmangshme operative. Ajo çfarë ngelet është sasia me të cilën ushqehem, vishem, mbathem, laj e shpëlaj dhe të gjitha nevojat e tjera llogariti vetë… pra ne kemi dalë për hallin tonë, kemi dalë që të jemi këtu për të treguar se jemi në pamundësi për të jetuar, i kemi paguar shtetit për 20 vite taksa e tatime kur kemi qenë në punë, e sot me pensionin që marrim nuk mund ta mbyllim muajin. Shohim që rinia nuk e vret mendjen prandaj ne kemi dalë që qeveria të mos thotë që nuk doli njeri të protestojë.”

Pasi dëgjova këto fjalë, ula kokën dhe ika, i turpëruar nga bashkatdhetarët e mi. Ika i zemëruar me veten dhe të gjithë shoqërinë. Një shoqëri që nuk kujdeset për tërësinë e saj është e destinuar të jetojë në skamje e skllavëri dhe mjerim. Kjo shoqëri nuk meriton më shume se sa ka, pra e meriton të vidhet, të shfrytëzohet, të shtypet, të përdhoset, të keqtrajtohet derisa të kuptojnë se dinjiteti njerzor është përtej interesit dhe llogarive personale.

Një shoqëri e cila nuk ka vetëdije kolektive, që ka turp e frikë të protestojë për mirëqenien e saj me forcë, këmbëngulje dhe patriotizëm nuk meriton asgjë më shumë. Pra, ata që dolën dhe protestuan nuk mjaftojnë për të ndyshuar gjendjen e një shoqërie sepse pjesa tjetër e shoqërisë mendon në mënyrë individuale, për veten e vet, mendon se ata që dolën në protestë janë njerëzit e Saliut dhe të Ilirit, mendojnë se ia vlen të sakrifikojnë veten dhe gjithë shoqërinë vetëm të mos perceptohet se populli nuk është me Saliun dhe Ilirin.

Ata që nuk protestuan, nuk duan të kuptojnë se populli që protestoi është kundra qeverisjes, kundra korrupsionit dhe vjedhjes së të mirës dhe pasurisë publike.

Protesta mbaroi e bashkë me të filloi hallakatja nëpër kafe e restorante. Shpresa vdiq, të na rrojë autokracia dhe qeveria!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit