Shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë të dytët në rajon si azilkërkues

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.11.2022, 20:11

Kërkesat e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për azil në ndonjë prej shteteve të Bashkimit Evropian janë vazhdimisht në rritje. Gjatë vitit 2021, 5,345 qytetarë aplikuan në një nga shtetet e BE-së, katër mijë aplikues më shumë se një vit më herët. Sipas Eurostat, vendet ku qytetarët tanë më së shpeshti kërkojnë azil janë Gjermania dhe Franca.

Numri i azilkërkuesve në BE për katër vitet e fundit:

2021- 5,345 kërkesa 2020 – 1,360 kërkesa 2019 – 4,230 kërkesa 2018 – 4,885 kërkesa

Përveç qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Gjermaninë si destinacion e zgjedhin shumica e azilkërkuesve në përgjithësi. Ky shtet kryeson listën e vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve. Pjesa më e madhe prej tyre punojnë në sektorët e shërbimeve, mjekësisë, kujdesit dhe ngjashëm. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se në mundësinë e parë, do të largoheshin nga Maqedonia e Veriut. Sipas tyre, këtu nuk ka kushte normale për jetesë.

”Në çdo moment, sa më shpejtë, aq më mirë. Këtu nuk ka kushte për jetesë”, tha një qytetar.

“Do isha shpërngulur, këtu thjeshtë nuk ka jetë, për këtë arsye”m u shpreh një tjetër qytetar.

“Po, unë kam pasur disa mundësi në të kaluarën por nuk i kam shfrytëzuar, tani po, sigurisht që do të largohesha menjëherë. Për shkak se nuk jam e kënaqur me jetën këtu, nuk ka kulturë, financa, qytet i ndotur”, deklaroi një qytetar.

“Po, në Gjermani, për shkak të papunësisë, asgjë s’ka këtu, krejt krizë”, tha një tjetër qytetar. “Po, po. Për kushte më të mira për jetë dhe ardhmëri më të mirë. Më shumë çka më pengon, ndoshta fakti se nuk vlerësohet mundi, diçka që ke mësuar, këtu nuk vlerësohet. Në qoftë se je dikush i klasës së lartë, ti do kesh prioritet për dallim prej tjerëve”, theksoi një tjetër qytetar.

“Jo, për mua këtu është atdheu. Mendoj që bëhet mirë”, shtoi një tjetër.

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon pas Shqipërisë sipas kërkesave për azil.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit