SKANDAL/ Bashkimi, polici anti-Islam do të dënojë me 10 vite burg besimtarët myslimanë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2022, 13:44

Ju kujton gjë emri Bashkim Lamnica?!

Nëse jo, na lejoni t’ju bëjmë një rikujtesë të shkurtër për efektivin diskriminues të Anti-Terrorit kundrejt besimtarëve myslimanë. Lamnica është efektivi i cili pak muaj më parë u filmua brenda xhamisë së Rrugës së Kavajës duke terrorizuar besimtarët teksa faleshin.

“Ju nxjerr prej b*** jashtë”,-u tha ai besimtarëve teksa shkelte me këpucë tapetin e faljes.

I veshur civil e me armë në brez ai hyri brenda dhe nisi t’i kërcënonte besimtarët në mënyrë të pakuptimtë. Në disa raste të filmuara e të bëra publike nga mediat me bujë të madhe, Lamnica vazhdon të jetë pjesë e strukturave shtetërore pavarësisht se fjala shkoi jo thjesht tek drejtori i Policisë së Shtetit por edhe tek ministri Bledi Çuçi.

Në radhët e policisë ai njihet për prirjet e tij diskriminuese ndaj fesë Islame, të cilat i përcjell në vepra urrejtjeje ndaj mesimtarëve myslimanë dhe tenton t’i ekzekutojë këto të fundit nëpërmjet deytrës që ushtron.

Sipas informacioneve, Lamnica po kërkon të dënojë me 2-10 vite burg 5 besimtarë myslimanë sepse kanë shpërndarë fletushka ku shprehin mendimin e tyre për nisjen e periudhës së agjërimit të muajit të Ramazanit. Sipas efektivit, të shprehësh mendimin tënd fetar është nxitje urrejtje sipas nenit 265 të Kodit Penal.

Besimtarët mylimanë e quajnë Lamnicën efektiv të procesit të inkuizicionit fetar ndaj Islamit në Shqipëri.

Burime konfirmojnë se ai e bën këtë pasi shpreson të promovohet nga Ambasada Amerikane. Nga Policia e Shtetit nuk pati ende një reagim në lidhje me akuzat e shumta të ngritura për Lamnicën.

Pyetja që bie është se: A mos është edhe vetë Bledi Çuçi anti-mysliman dhe i lejon pa problem individë të tillë të jenë pjesë e stukturave të Policisë së Shtetit?!

Shkrim i Olsi Jazexhi:

“Bashkim Lamnica dhe policia e antiterrorit kercenon dhe kerkon te denoje me burg 5 besimtare muslimane per fletepalosjen me poshte

Lamnica kerkon qe besimtaret muslimane te Tiranes te denohen nga 2 deri ne 10 vite burg pse kane shperndare keto fletepalosje ku ata shprehin mendimin e tyre se kur fillon agjerimi i Ramazanit.

Sipas Lamnices i cili e ben kete pasi shpreson per promovim nga ambasada amerikane, te shprehesh mendimin tend fetar eshte nxitje urrejtje sipas nenit 265 te Kodit Penal.

Policia e antiterrorit eshte kthyer ne polici inkuizicioni fetar kunder Islamit ne Shqiperi. Ndersa Bashkim Lamnica eshte kthyer si Shyqyri Çoku qe torturoi dhe denoi Zef Pllumin.

Bashkim Lamnica denoi Roland Kryemadhin dhe perndjek me dhjetra besimtare ne te gjithe Shqiperine sikur Shyqyri Çoku ne kohe te tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit