Kovaçevski: Gjithçka që tha Mickoski gjatë kësaj krize doli e gabuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.11.2022, 10:22

Me ndihmën prej 100 milionë eurove nga BE, Maqedonia ka hyrë në tregun e përbashkët energjetik me vendet tjera tê BE-së, vlerëson kryeministri Kovaçevski. Gjatë një tribune partiake në Gjevgjeli, Kovaçevski akuzoi kreun e opozitës maqedonase, Mickoskin, për bllokim të zgjidhjes ligjore edhe për 100 milionë euro tjera për energjinë elektrike.

“Gjithçka që tha Mickoski gjatë kësaj krize doli e gabuar. Ai tha se nuk kishte qymyr, do të kishte një ose dy ditë. Kanë kaluar më shumë se 400 ditë nga ajo gënjeshtër dhe jo vetëm që ka qymyr të mjaftueshëm për objektet energjetike, por është rritur prodhimi edhe me 25 për qind. Ai tha se nuk ka pasur energji elektrike të mjaftueshme nga objektet vendore dhe shohim se 100 për qind e nevojave për energji elektrike të kompanive të vogla dhe amvisërive mbulohen nga prodhimi vendas. Kaq di Mickoski për energjinë, ai nuk di as ekonomi.”

Kovaçevski e quajti Mickoskin si “peng i Levicës”, ndërsa theksoi se kanë bërë mirë që nuk e kanë dëgjuar.

“Në Pallatin e Bardhë, ata dinë vetëm për dy operacione matematikore. Njëri është marrja e parave të qytetarëve dhe tjetri ndarja e parave të popullit mes tyre. Nëse do të kishim dëgjuar Levicën dhe pengun e tyre Mickoskin, do të kishim përfunduar në një rënie të lirë si disa vende evropiane”, tha Kovaçevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit