Publikohet plani 1 miliard euro për tubacion nënujor, Italia kërkon ujë nga Shqipëria

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.11.2022, 16:27

Corriere Della Sera ka publikuar së fundmi një plan për një tubacion që do të çojë ujë nga Shqipëria në një rajon të Italisë së jugut që vuan nga mungesa e ujit. Plani parashikon transportimin e ujit nga Gjirokastra në Pulia përmes 85 kilometra tubacione nënujore dhe 120 kilometra tubacione tokësore. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 1 miliard euro.

“Të bashkuar buzë detit Adriatik, përballë kemi Shqipërisë, një vend shumë të pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Sergio Fontana, presidenti i Confindustria Puglia, që përfaqëson kompanitë italiane në Shqipëri.

Nëse realizohet, projekti do të marrë katër vite për t’u ndërtuar, duke transportuar 150 milionë metra kub ujë në Pulia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash. Mësohet se presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i ka shkruar së fundmi kryeministrit Edi Rama për të shprehur interesin për zbatimin e një projekti të tillë.

Sipas Corriere Della Sera, Italia do të përfitonte nga ky projekt pas krizës së thatësirës që ka prekur rajonin vitet e fundit. Megjithatë, edhe Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8,000. Në Tiranë, zona të mëdha të qytetit nuk e shijojnë ujin e rrjedhshëm gjatë gjithë kohës, teksa nëse banorët nuk instalojnë depozita individuale uji, zakonisht në çati, uji është i disponueshëm vetëm disa orë në ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit