Snopçe: Maqedonia i dha shtetësinë shtetasit rus në “Listën e zezë” të SHBA-ve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.11.2022, 15:24

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe akuzoi sot Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në seancë n e 44 pa ndonjë raport paraprak i ka dhënë shtetësinë oligarkut rus Aleksandar Unishchenko i cili kërkohet nga Ukraina për pastrim parash dhe është në listën e zezë të SHBA-së.

“Një politikan rus i arratisur dhe i kërkuar nga Ukraina dhe që është në listën e sanksioneve të SHBA-së, ka fituar shtetësinë e Maqedonisë së Veriut përmes një vendimi plotësisht jo transparent nga ana e qeverisë. Aleksandar Unishchenko është një ish deputet i parlamentit të Ukrainës i afërt me ish presidentin Viktor Janukovich, një kukull e Vladimir Putin. Unishchenko u largua nga Ukraina në vitin 2016 pasi Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi hetim ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion. Ai është në ekzil që atëherë dhe asnjë vend perëndimorë Nuk i ka ofruar mbrojtje ligjore. Unishchenko është në listën e urdhër arresteve të Ukrainës që atëherë dhe që nga janari 2021 ai është gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA-ve”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së duke shtuar se personit në fjalë qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 31 maj të këtij viti i ka dhënë shtetësinë.

Sipas tij, Qeveria e RMV-së në seancën e 44 të datës 31 maj të vitit 2022 nëpër terr dhe pa raportuar për këtë vendim i ka dhënë shtetësinë oligarkut rus.

Deklarata e plotë e deputetit Halil Snopçe

Kemi thirrur këtë konferencë urgjente për shtyp, sepse jemi jashtëzakonisht të alarmuar nga raportimet e mediave se një politikan rus i arratisur dhe i kërkuar nga Ukraina dhe që është në listën e sanksioneve të SHBA-së, ka fituar shtetësinë e Maqedonisë së Veriut përmes një vendimi plotësisht jotransparent nga ana e Qeverisë. Aleksander Onishçenko është një ish-deputet i parlamentit të Ukrainës, i afërt me ish-presidentin Viktor Janukoviç, një kukull e Vladimir Putinit.

Onishçenko u largua nga Ukraina në vitin 2016 pasi komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi hetim ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion. Ai është në ekzil që atëherë dhe asnjë vend perëndimor nuk i ka ofruar mbrojtje ligjore. Onishçenko është në listën e urdhër-arresteve të Ukrainës që atëherë dhe që nga janari 2021 ai është gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA-ve si “anëtar i rrjetit rus për ndikim në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve” të vitit 2020 që ka tentuar të sabotojë fushatën e Presidentit Biden.

Pas futjes në listën e sanksioneve amerikane, Onishçenko menjëherë ka aplikuar për shtetësi të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Shtetësinë që ka të bëjë me dhënien e shtetësisë në bazë të kritereve sportive. Onishçenko është një sportist i kërcimit me kalë dhe tani përfaqëson vendin tonë në garat ndërkombëtare. 17 muaj pas aplikimit nga ana e Onishçenkos, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 44-të të datës 31 maj 2022, nëpër terr dhe pa raportuar për këtë vendim, i ka dhënë shtetësinë oligarkut rus.

Disa institucione janë të përfshira në përgatitjen e rekomandimit pozitiv që Onishçenko të marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut: Federata e Sporteve të Kuajve, Komiteti Olimpik, Agjencia për Sport dhe Rini, si dhe Agjencia e Sigurisë Nacionale. Ky është një skandal i madh me pasoja ndërkombëtare, që minon drejtpërdrejt regjimin e sanksioneve të SHBA-së dhe politikën e jashtme të BE-së. Ky vendim dëmton gjithashtu rrugën tonë për anëtarësim në BE pasi që mesazhi është se Maqedonia e Veriut përdoret nga kriminelët e kërkuar nga shtetet tjera për të anashkaluar përpjekjet e aleatëve tanë për të izoluar oligarkët e Putinit në mes të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Veç kësaj, përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së nuk do të thotë asgjë nëse qeveria merr vendime të tillë që dëmtojnë drejtpërdrejt sanksionet e aleatëve tanë.

Per keto arsye:

1. I bëjmë thirrje Qeverisë që menjëherë të anulojë vendimin për dhënien e shetësisë Onishçenkos.

2. Kërkojmë nga drejtuesit e katër agjencive përkatëse që të dorëzojnë menjëherë dorëheqjet e tyre, veçanërisht drejtori i Agjencisë së Sigurisë Nacionale, i cili me opinion pozitiv për Onishçenkon ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë nacionale.

3. Kërkojmë nga ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, që menjëherë të dorëzojë dorëheqjen e tij për arsye morale, për vënien në rend të ditës të qeverisë në mënyrë krejt jotransparente dhe qyqare të kërkesës për shtetësi të Onishçenkos dhe vendimin pozitiv që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me detyrimet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit