Modric “tërbon” tifozët me rastin e humbur, batuta e Ancelottit: Kroacia e grumbulloi tani, s’ka kthim pas

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.11.2022, 11:01

Real Madrid e mbylli me një fitore 2-1 ndaj Cadiz këtë fazë të sezonit, para nisjes së Botërorit të Katarit. Pas ndeshjes trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, foli për 90 minutat, ku u shpreh se skuadra e tij e meritoi triumfin, teksa tregoi edhe për kë bën tifo.

“E kemi mbyllur mirë këtë pjesë të parë të sezonit. Morëm tri pikë të merituara. Tani bëjmë pak pushim, deri më 1 dhjetor. Më pas do të kthehemi në stërvitje dhe do të shohim nëse do të organizojmë ndonjë ndeshje miqësore.

Kupa e Botës? Do ta shoh nga shtëpia. Këtë herë nuk ka favorit absolut, unë zgjedh të bëj tifo për skuadrat e lojtarëve të mi: Francën, Uruguain, Brazilin, Kroacinë apo Spanjën. Fatkeqësisht nuk mund të mbështes Italinë”, tha fillimisht strategu italian.

Më pas ai u pyet edhe në lidhje me rastin e humbur të Luka Modric në minutën e 80-të, kur mesfushori doli me portë bosh, por e nxori topin jashtë. Ancelotti e kalon këtë moment me një batutë mjaft interesante.

Ai shprehet se fatmirësisht ftesa e Kombëtares kroate ka mbërritur, pasi ndryshe pas këtij rasti, Modriç do të rrezikonte. “Fatmirësisht ftesa nga Kroacia i ka ardhur tashmë, nuk do të ketë asnjë problem për të”, përfundoi tekniku italian, një nga më të mirët e dy dekadave të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit