Sindikata e kontrollorëve: Drejtorët e M-NAV tentojnë të punësojnë fëmijët e tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.11.2022, 18:09

Sindikata e kontrollorëve të fluturimit, akuzon drejtorët e M-NAV-it se dëshirojnë të prishin procedurat për shkollimin e tetë kontrollorëve në Danimarkë, për shkak se fëmijët e dy prej drejtorëve nuk i kanë kaluar testet filtruese për t’u shkolluar si kontrollues në fluturime. Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski thotë se drejtorët për një kohë të gjatë po e zvarrisin nënshkrimin e listës me tetë studentët më të mirë të cilët kanë kaluar testet dhe filtrat në një shkollë daneze.

“Do të thotë nga tre drejtorë dy janë që kanë fëmijët e tyre që kanë konkurruar në këtë konkurs dhe fëmijët nuk kanë arritur ta kalojnë këtë test. Kemi njohuri se fëmijë të funksionarëve po ashtu kanë konkurruar dhe kanë qenë në listën e 140-ve por edhe pse u është dhënë mundësia nuk kanë arritur të kalojnë… Ka fëmijë edhe të fëmijëve tani si kontrollues që kanë konkurruar por nuk kanë kaluar në atë procedurë të selektimit dhe tani nuk duhet të themi se ne nuk e pranojmë këtë selektim pa fëmijët tonë dhe të gjejmë arsye për ta prishur që të hyjë ndonjë fëmijë i joni ose i dikujt tjetër që nuk i plotëson kriteret”, tha Aleksandar Tasevski, Sindikata e Kontrollorëve të fluturimit 10.00.

Tasevski thotë se nëse deri më 20 nëntor drejtorët nuk e bëjnë publike listën e tetë kandidatëve, rrezikojnë të gjithë procedurat për shkollimin e tyre. Pas akuzave të sindikatës me shkrim janë përgjigjur nga Këshilli drejtues i M-NAV ku thonë se pretendimet e sindikatës janë të pavërteta.

“Nuk janë gjithashtu të vërteta pretendimet se Këshilli i Drejtues ka bërë një deklaratë duke kundërshtuar përzgjedhjen e 8 kandidatëve ose se kandidatët nuk janë zgjedhja e duhur, përkundrazi procesi nuk është i thjeshtë dhe kryhet sipas plan veprimit të M-NAV. Ju sigurojmë se procesi po ecën normalisht sipas plan veprimit dhe pritet të përfundojë së shpejti brenda afatit të përcaktuar sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare në mënyrë që të fillojmë trajnimin e kandidatëve”, deklaruan nga M-NAV.

Siç njoftojnë nga Sindikata e kontrollorëve të aviacionit, në Konkursin e fundit për kontrollorë janë paraqitur 270 kandidatë, por 140 e kanë kaluar fazën fillestare. Më pas të gjitha filtrat për të vazhduar shkollimin në Danimarkë e kanë kaluar vetëm 12 kandidatë prej të cilëve vetëm tetë duhet të përzgjidhen të vazhdojnë shkollimin. Përzgjedhja për kontrollorët bëhet sipas rekomandimeve të Eurocontrol, testet FEAST, kontrollet mjekësore dhe intervista. Të gjitha këto bëhen nga ekspertët danezë të cilët janë përzgjedhur me procedurë prokurimi publik nga SH.A. M-NAV. Për momentin procedura është në fazë finale të realizimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit