MOS U SHOKONI! Ky është korridori i QSUT/ FLM kryeministër për Shëndetësinë e Rilindur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2022, 15:16

“Shëndetësia e Rilindur miq!”, është kjo fraza më e dëgjuar ndër vite, që 8 vite qeverisje për sektorin që ”milet” më shumë pushtetarët shqiptarë. Edhe për vitin 2023, Ministria e Shëndetësisë do të ketë fondin me vlerë më të madhe nga Buxheti i Shtetit.

Vendin e parë për vlerën më të madhe nga pjesa e Buxhetit për vitin që vjen merr Ministria e Shëndetësisë me 78 Miliardë Lekë.

Të gjitha këto para i shpërndahen nëpërmjet tenderave oligarkëve të fushës… Por çfarë ndodh pas kamerave të ERTV ku Rama dhe Manastirliu propagandojnë ambientet e spitalit të ri infektiv?!

Kronikat e situatës reale jua paraqesin vetë qytetarët që paraqiten në institucionet shtetërore të shëndetësisë së mjeruar për të marrë shërbim.

Një qytetar i cili kishte çuar mamanë e tij për të kryer një eko tek Nënë Tereza është shokuar nga gjendja e korridorit.

Pamjet që të japin imazhin e një rruge që i ka rënë tenderi gjenden pikërisht brenda ambienteve të korridorit të QSUT të drejtoreshës ish-kunatë të Ramës, Albana Fico.

Kjo e fundit ka dhënë disa tendera me vlerë marramendëse për klientët e qeverisë ndërkohë që korridorit të institucionit që drejton i ka rënë bomba.

Qytetari shkruan:

“Kjo eshte gjendja e spitalit te manastirliut ku kryhen vizitat ekot tek nene tereza.Turp ajo eshte cementoja e xhaxhi Enverit seshte vene dore ne te as ta lajne me acid ose ace sanitaret.

As nuk rregullohet thane infermieret mos te them qe dhoma ku behej eko ishte ne kushte me skandaloze se me ndrru letren e te kesh letra te fshihesh nga solucioni ekos as qe behej llaf.”

GJYKOJENI VETË MIQ: SHËNDETËSI E RILINDUR APO E MJERUAR…?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit