Eurostat: Një e treta nuk ngrohen dot me elektricitet, Shqipëria ka varfërinë më të lartë energjetike në Europë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.11.2022, 12:23

Një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi ekonomike të shfrytëzojnë energjinë elektrike. Ky është përfundimi që “Statista” nxjerr, sipas të dhënave të siguruara nga Eurostat. Ne jemi vendi me përqindjen më të lartë në Europë për numrin e familjeve në varfëri energjetike.

Eurostat tregon se 35.8% e familjeve shqiptare gjatë vitit 2021 nuk patën aksesin e duhur në produktet energjetike, që do të thotë se një në tre familje nuk kanë pajisje për të përdorur naftën, gazin, apo edhe energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit.

Mesatarja e Bashkimit Europian për numrin e familjeve që ndodhen në varfëri energjetike është 6.9%, ndërsa Shqipëria është 30% mbi mesataren, çka tregon qartë nivelin që vendi ynë ndodhet në këtë aspekt. Me pak fjalë 35.8% e shqiptarëve nuk kanë as para për të blerë kondicionerë, e jo më për të paguar më pas faturën e kripur në fund të muajit.

Sipas përcaktimit të Bashkimit Europian, varfëria energjetike ndodh edhe kur fatura e energjisë është në një përqindje mjaft të lartë mbi të ardhurat e familjes, gjë e cila i detyron ata të reduktojnë konsumin në një shkallë që ndikon negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Ndërsa qeveria ka premtuar sigurimin e energjisë elektrike gjatë dimrit, shihet se edhe me çmimin aktual prej 9.5 lekësh që nga 2015, vendi ynë nuk e ka përmirësuar indikatorin, ndërsa shtrenjtimi i energjisë do ta rëndonte akoma më shumë situatën. Sipas Eurostat, Shqipëria është e para në rajon për çmimin më të shtrenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit