Parlamenti Europian: Qeveritë bëjnë përgjime të paligjshme, demokracia është në rrezik

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.11.2022, 09:55

Patronazhistë dhe përgjues kemi parë plot në vendin tonë, por duket se qeveria jonë paska pasur ku të mësojë. Një raport paraprak i Parlamentit të Bashkimit Europian denoncon faktin se në disa vende të BE-së po kryhen përgjime të paligjshme nga qeveria dhe demokracia është në rrezik.

Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që shërbimi i SHBA-së i lajmeve të shkurtra, Tëitter, t'i përmbahet rregullave të Bashkimit Europian. Por, kur qeveritë europiane shpërdorojnë softëaret e spiunazhit, institucionet e Brukselit nuk interesohen fare, kritikon raportuesja e të ashtuquajturit Komiteti Pega të Parlamentit Europian, deputetja europiane nga Holanda, Sophie in 't Veld. Ndërkohë që të drejtat demokratike rrezikohen seriozisht, kur shumë vende anëtare të BE-së përdorin pa kontroll Pegasuas-in dhe softëare të tjera të ngjashme dhe përgjojnë kritikët e qeverisë, gazetarët dhe opozitarët nën mburojën e sigurisë kombëtare.

Softëaret e spiunazhit janë aferë europiane "Shpërdorimi është aferë e gjithë Europës,” thuhet në raportin e papërfunduar të Komisionit hetimor, të prezantuar ditën e martë (08.11) nga Sophie in 't Veld. "Vendet anëtare kanë përdorur softëare përgjimi kundër qytetarëve të tyre, për arsye politike si dhe për të fshehur korrupsionin dhe aktivitetet kriminele.” Meqenëse asnjë nga autoritetet kombëtare nuk ka qenë i gatshëm t'i japë Parlamentit të BE-së informacione konkrete, raporti bazohet vetëm në burime të hapura për publikun.

Megjithatë mendon Komiteti, janë mbledhur shumë fakte. "Po të ketë enigma 1000 të panjohura, ne kemi në duar 900 prej tyre”, thotë Sophie in 't Veld. Mund të thuhet se të gjitha vendet europiane kanë blerë softëare spiunazhi dhe disa prej tyre kanë bërë me to edhe tregti përfituese. "Qipro dhe Bullgaria janë kthyer në qendrat e eksportit, Irlanda ofron softëare për të rregulluar taksat. Kurse Luksemburgu është qendra financiare për shumë lojtarë nga vendet prodhuese.” I ashtuquajturi Ëiretapper's Ball, një mbrëmje vallëzimi që organizohet çdo vit nga kjo industri, zhvillohet në Pragë kurse Malta vlerësohet nga protagonistët si vend i preferuar qëndrimi.

Shembulli më i njohur është firma izraelite NSO, e cila prodhon softëar-in e spiunazhit Pegasus, një softëare që shkaktoi skandal politik në Greqi. Sipërmarrja ka filiale në Qipro dhe Bullgari dhe i ka kryer aktivitetet financiare nëpërmjet Luksemburgut. Ajo ka përfituar nga tregu i brendshëm dhe liria e lëvizjes brenda BE-së. Shitja e softëare-ve bëhet me qëllim në mënyrë jo trasparente dhe strukturat e firmës janë komplekse, thuhet në raportin e sapoprezantuar- por "biznesi është në lulëzim dhe me përfitim të madh”.

Greqia, Hungaria, Polonia, dyshimet nuk largohen Viktima më e njohur e përgjimit të politikanëve të opozitës dhe gazetarëve në Greqi, është kryetari i socialdemokratëve të Pasok-ut dhe deputeti europian Nikos Androulakis. Celulari i tij ishte infektuar me softëare-in e përgjimit, Predator.

Ndërkohë listat e njerëzve që mendohet të jenë prekur bëhet gjithnjë e më e gjatë. Së fundi kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti edhe një herë se nuk ka të bëjë me fajësimet e fundit. "Është turp të pretendosh se kryeministri ka përgjuar ministrat e tij,” tha ai për televizionin ANT1.

Por Nikos Marantzidis, ekspert i mediave në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, thotë se kryeministri është përgjegjës: "Në fillim ai tha se çdo gjë bëhet sipas ligjit, kurse tani thotë se ka arritur t'i mënjanojë problemet që ka pasur me Pegasusin dhe Predatorin. Është e pamundur t'i besosh gjithë deklaratat.”

Por më e keqja është se afera ka tronditur besimin e shumë grekërve tek kushtetueshmëria demokratike e vendit: "Shumë vetë janë shokuar, sepse jemi duke u futur sërish në një fazë autoritare”. Ndërkohë qeveria greke kërkon të ndalojë shitjen e softëare-ve të tillë të spiunazhit.

Raporti i Parlamentit Europian merret me hollësi edhe me qeveritë e Budapestit dhe Varshavës. Hungaria ka qenë një nga vendet e para të përzier me skandalin europian të përgjimit. Sipas njoftimeve të organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International,

atje janë përgjuar mbi 300 aktivistë politikanë, gazetarë, avokatë dhe të tjerë. "Përdorimi i Pegasusit duket të jetë pjesë e një strategjie të menduar mirë për shkatërrimin e shtypit dhe lirisë së mendimit nga qeveria (hungareze)", thuhet përveç kësaj në raport.

Polonia ka zgjeruar qysh vitin e kaluar mundësitë ligjore pë të bërë përgjime gati të pakufizuara. "Të drejtat e viktimave janë minimalizuar dhe mjetet juridike për të luftuar përgjimin janë bërë praktikisht të parëndësishme,” thotë raporti hetimor. Partitë qeveritare kanë çdo gjë nën kontroll dhe viktimat nuk kanë ku të shkojnë për të kërkuar të drejtat.

Nevojiten rregulla të reja dhe kontrolle ndaj teknologjive të përgjimit Amnesty International ka mbledhur ndërkohë 100 mijë firma për një peticion drejtuar Kombeve të Bashkuara, ku kërkohet ndalimi i shitjes dhe shpërndarjes së softëare-ve të spiunazhit. "Është urgjentisht e domosdoshme, që të mbrohen më mirë të drejtat e njeriut gjatë eksportimit të teknologjive të përgjimit,” shkruan drejtoresha e Amnestisë, Agnès Callamard. "Ne jemi duke përjetuar një krizë globale të softaëareve të përgjimit, ku sulmet e qëllimshme që bëhen kundër sferës private të gazetarëve, aktivistëve dhe avokatëve përdoren për t'i detyruar ata që të mbyllin gojën dhe për t'u ngjallur frikën." Anëtarët e OKB-së nuk duhet të përdorin ose tolerojnë më softëaret si instrumente shtypëse.

Një ndalim të përkohshëm kërkon edhe raportuesja e Komitetit Pega të Parlamentit Europian. Përveç kësaj Sophie in 't Veld kërkon që të gjitha akuzat të hetohen deri në fund nga Interpoli më mirë, si dhe zëvendësimin e kuadrit për përdorimin legal dhe licencat e eksportimit të softëare-ve të përgjimit për të cilat ka dyshime. Deputetja pranon vetë se nuk ekziston asnjë mekanizëm për zbatimin e rregullave të reja. *Nga Barbara Wesel, DW

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit