Punëtorja e agjencisë: Bëri be familjen, ka 3 muaj nuk ka paguar biletën 90€

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.11.2022, 08:58

Denoncimet për mashtrim pranë redaksisë së JOQ Albania nuk kanë të ndalur. Së fundmi një punëtore në një agjenci udhëtimesh në Tiranë ka denoncuar një 34-vjeçar i cili para 3 muajve përmes kunatit të tij, ka prerë një biletë udhëtimi Tiranë-Itali, por që nuk e ka paguar.

Sipas punëtores së agjencisë e cila denoncon rastin pranë JOQ, 34-vjeçari B.M i ka kërkuar duke “bërë be në familje” që të mbyllë një biletë për në Itali, pa kryer pagesën pasi i duhej urgjentisht. Punëtorja në mirëbesim, ka vijuar me procedurat e mbylljes së biletës me shpresën që ai do ta paguante të nesërmen biletën e cila kushtonte 90 euro.

Mirëpo i riu, ka 3 muaj që nuk ka kryer pagesën, teksa punëtorja e agjencisë është pushuar nga puna. Jo vetëm kaq, por ajo kërcënohet edhe nga familjarët e djalit në fjalë.

Punëtorja shprehet se e ka telefonuar shumë herë për të paguar lekët e biletës, por ai e ka mashtruar duke i thënë se do t’i sjellë për dy javë pasi është në kërkim nga policia, e përsëri nuk e ka mbajtur fjalën duke i bërë bllok në çdo mundësi kontakti.

Punëtorja e agjencisë shprehet se ka hasur probleme edhe me familjen, ndërsa thotë se rastin nuk e denoncon në polici pasi edhe çështje të tjera që kanë raportuar pranë Policisë së Shtetit, nuk janë marrë përsipër për hetim por janë lënë pas dore. Vajza ndihet e pashpresë për zgjidhje të këtij problemi nëse i drejtohet komisariateve, ndaj dhe e mërzitur nga mashtrimi dhe kërcënimet e tij, kërkon që rastin ta publikojë pranë redaksisë sonë, me shpresën që Policia mund të reagojë.

Ajo ndërkohë ka dhe një thirrje, që njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëjnë të njëjtin gabim dhe të mos besojnë askënd nëse ndodhen në të tilla situata, pasi mund të përfundojnë duke u mashtruar.

Qytetarja për JOQ

“Pershendetje JOQ kete rast po e publikoj per nje person qe ka mashtruar , jam nje puntore e nje agjensie. B.M deshironte nje bilet tiran -Itali urgjente duke mu lutur qe tlutem ma mbyll si bilet se do kaloj neser per pagesen ia mbylla duke qen se njerz jemi halle kemi gjith edhe me mirbesim duke ber edhe be ne femijet e tij.

Kishte mbyllur edhe Dy bileta tjera ishte korrekt me para por tani ka 2 muaj mir qe nuk pergjigjet por mka ber edhe presion edhe bllok gjith nr e tij, Pagesa nuk ishte vler e madhe ndoshta per ate por mua me kan hequr nga puna.

Gjithsesi dua te them qe askush tmos besoj me askend per kete situatat pasi jan mashtruasa Sidomos nqs kan tbejn me kete tipin ,i shkruajta vellait te tij por ai ne nje menyr shum te qet tha ia kam transmetuar sms tuaj gjith tmirat kjo ishte prgj tij edhe pse ia parashtrova gjith situaten.

Faji ngelet te un per besimin qe I dhash por ku esht krenaria e tij edhe premtimi tij si njerzit per ta kryer ate pages sic tha . Vellai tij me than ti sben dot asgje tkeqe ndaj meje.. Edhe un kam femij e halle ne fakt e pushuar nga puna.”

Do ju lutesha ta publikoni Pasi kam hasur edhe probleme me familjen

Mashtruesi esht B.M

ka 3muaj qe nuk ka paguar Por me shkrujti pas nje muaj pasi e shqetesova un jam ne kerkim nga polici a tha do ti sjell per 2 jave e tani ka ber bllok. Nuk kisha dasht me ik polici se he tmos i bej keq plus e sigurt jam se ata sdo merren me kte ceshjte fare. Se ne na vodhen para ca kohesh qe sollem Lajmin te ju akoma asgje .

Bileten ia ka prere kunati i vet. Ai thot smbaj pergjegjesi un

A di per cfar me vje keq Se tme thot qe si ka ia fal se njerz jemi Por tme thot sme plas per aq e fund ben bllok e tha ske shanc mem bo gjo ketu mka merzit e mka prek shum. Bileta kushtoi 90 euro

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit