Ministri Ulsi Manja sistemon familjen e farefisin në shtet, të gjithë me puna dhe rroga të mira

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2022, 22:03

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është me origjinë nga Dibra, një prej qyteteve më të varfra në vend e që së fundmi po përballet edhe me largimin e të rinjve.

Por në një kohë që dibranët po përballen me këto sfida, Manja është kujdesur që farefisin e tij, nuse, vëllezër, motra, nipa, mbesa e dhëndurë t'i punësojë në shtet, me rroga dhe poste të mira.

Që kur Manja është bërë deputet ai "ka punuar fort" që farefisin ta sistemojë në punë të mira shtetërore. Bashkëshortja e ministrit dibran, Mira Manja është ekonomiste në AlbGaz( një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar).

Ndërkohë vëllezërit e tij janë të punësuar njëria te Drejtoria e Shëndetit Publik Dibër, tjetrit te OSHEE Dibër dhe tjetri te Drejtoria e Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku.

Por përveç fisit të ngushtë, Manja i ka gjetur vend në shtet edhe dhëndrit të vëllait i cili është i punësuar te Drejtoria e Hetimit Tatimor

1- Mira Manja, bashkëshortja e Ministrit Manja – Ekonomiste në Albgaz

2- Hasan Manja, vëllai – Drejtor i Shëndetit Publik në Dibër

3- Roza Manja, bashkëshortja e vëllait – Drejtoria e Shëndetit Publik Dibër

4- Fari Manja, vëllai tjetër – OSHE Dibër

5- Klodian Manja, nipi – Drejtoria e Pyjores në Dibër

6- Ornela Manja, bashkëshortja e Klodianit – Spitali i Dibrës

7- Shaziman Manja, vëllai tjetër – Drejtor i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku

8- Marjeta Manja, kunata e ministrit, gruaja e Shazimanit – Nëndrejtore shkolle në Laprakë

9- Ardian Shehu, dhëndri i vëllait – Drejtor i Hetimit Tatimor të Republikës

10- Emri Manja, nipi i ministrit- Kthimi dhe Kompensimi i Pronave

11- Florian Elezi, djali i motrës- IMT Tiranë

12- Qerim Manja, djali i vëllait – Aviacioni civil

13- Pranvera Manja, vajza e vëllait dhe nusja e Ardian Shehut- Bashkia Tiranë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit