“Nëse e nënshkruaj, në Kosovë më vrasin”–Avokati zbulon bisedën Thaçi–Hill në Rambuje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.11.2022, 18:52

Është bërë publike dosja e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi në Hagë. Në tërësi, dosja në fjalë përmban 82 faqe.

Pjesët e para të kësaj dosjeje janë përshkrime të avokatit të Thaçit mbi historikun e konfliktit Kosovë – Serbi, që kulmoi me gjenocidin e kryer nga regjimi i Millosheviqit më 1999 si dhe lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si forcë mbrojtjeje ndaj civilëve.

Një rast interesant dhe bisedë interesante mes ish-presidentit Thaçi dhe ambasadorit Christopher Hill në Rambuje, shkruan lajmi.net.

“Thaçi në Rambuje u paraqit si i arsyeshëm, i artikuluar dhe i gatshëm për kompromis. Me gjithë rininë e tij dhe papërvojën në negociatat ndërkombëtare, ai doli si bashkëbiseduesi i zgjedhur për komunitetin ndërkombëtar. Megjithatë, figurat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila i kërkoi z. Thaçi të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar, shpejt e kuptuan se ai nuk kishte autoritet për ta bërë këtë. Autoriteti i UÇK-së ishte në duart e komandantëve të zonave në terren. Diplomati amerikan Christopher Hill kujton se e pyeti Thaçin “pse nuk mund të pajtohesh me këtë?”, duke pasur parasysh atë që Hill i shihte si “pasojat gati fatale” të një refuzimi për të nënshkruar. Z. Thaçi u përgjigj se “Ju jeni që nuk kuptoni. Nëse pajtohem me këtë, do të shkoj në shtëpi dhe do të më vrasin”. Ky realitet ilustrohet nga fakti se ndërsa këto negociata po zhvilloheshin në Francë, prapë në Kosovë, komandantët e Zonës në fakt po ndryshonin përbërjen e UÇK-së, përfshirë edhe brenda udhëheqjes”, thotë avokati Keohe në dosjen e tij paraprake.

Përveç kësaj ngjarjeje, Keohe ka përshkruar një nga një në faqet e para mizoritë dhe masakrat e kryera nga regjimi i Millosheviqit në fshatrat e Kosovës.

Tutje, ai ka vënë në pah edhe se si Prokuroria këto ngjarje i ka minimizuar duke i përgjithësuar në maksimum dhe duke e paraqitur UÇK-së si një organizatë kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit