Qytetarët që marrin skema sociale mund të mbesin pa to

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.11.2022, 18:50

Që nga e shtuna pjesa e Mitrovicës Veriore është kthyer në, jo normalitet.

Kjo, për shkak se që nga kjo ditë zyrtarët serbë kanë filluar të japin dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Dorëheqja e tyre është bërë për shkak që kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Mobilizimi i serbëve ka shkuar deri në atë masë saqë edhe punëtorët e administratës e kanë lënë punën.

Si pasojë e kësaj, tashmë në atë pjesë kanë filluar që qytetarët të përballen edhe me probleme.

Lajmin, për frontonline e ka bëtë të ditur, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku.

Sadiku, ka treguar një rast të një qytetareje e cila mund të mbes pa ndihmë sociale, për shkak të dorëheqjeve që kanë ndodhur nga institucionet.

“Dje një qytetareje i ka kaluar afati për ndihmë sociale, punëtorja sociale i ka thënë hajde të hënën me dokumente të kompletuara, pra punëtorja sociale që është në kompetencë të komunës së Mitrovicës Veriore në komunë i ka thënë hajde të nesërmen dje u shkua edhe i ka thënë jo, Zoti të ndihmoftë ne e kemi kry punën dhe kemi dhënë dorëheqje. Pra, të gjithë ata që marrin ndihma sociale rrezikohen pa ato ndihma, kjo qytetare për të cilën po flas është e sëmurë dhe ndihmat i harxhon për ilaçe dhe ishte traumatizuar”, ka thënë Sadiku për Front Online.

Sipas tij, situata e sigurisë në pjesën veriore është e qetë, duke thënë se shpreson se do të ruhet edhe më tutje qetësia.

Sadiku ka thënë se qytetarët në këtë komunë janë të lodhur nga ngjarjet e mëdha dhe krejt çfarë duan është normalitet.

“Jemi lodhur me viktima dhe heronj, dhe shpresoj se së fundmi është koha e normalitetit dhe duam të jetojmë dhe të trajtohemi barabartë dhe të kemi të ardhme edhe për fëmijët tonë sikurse të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Deri sa, ka shtuar se Evropës nuk i duhet ballkan i trazuar, por se thotë se fati i Kosovës është në fatkeqësinë e popullit ukrainas.

“Fati i Kosovës është në fatkeqësinë e popullit ukrainas dhe edhe këtu i kanë përshpejtua gjërat. Nuk i duhet Evropës ballkan i trazuar, por i duhet qetësi, paqe dhe ajo shkon në favor edhe të gjitha të komuniteteve në komunat veriore të Mitrovicës”, ka shtuar Sadiku.

Ai, ka treguar se vazhdimisht po takohet me qytetarët nga të cilët po kërkon që të ketë normalitet dhe se kjo kohë të kalohet pa telashe.

Pjesëtarët e komunitetit serb, që jetojnë në anën jugore të Lumit Ibër, marrin pjesë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës qysh pas luftës më 1999. Serbët e veriut u bënë pjesë e tyre më 2014, pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 2013. Kjo marrëveshje i integroi ata në nivelin lokal dhe qendror të pushtetit, si dhe në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit