Në banesën e braktisur dhe të kyçur të Xherxh Laçit, “radikalistit” të prangosur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.11.2022, 14:20

Banesa e Xherxh Laçit, në Bregun e Lumit, është e kyçur me çelës. Bëhet fjalë për katin e dytë të ndërtesës dykatëshe, pronë e Xherxhit dhe ndërtuar prej Xherxhit.

Sipas Panorama, aty, banesa e tij dykatëshe, është e vetmja në “këmbë”, të tjerat janë rrafshuar. Përpara shtëpisë së tij janë rrënojat e dy shtëpive të tjera; janë shtëpitë e vëllezërve të tij, të cilat janë dhënë në kuadër të projekt-zhvillimit urban të zonës. Xherxhi me gruan dhe dy djemtë, Sulltanin dhe Albanin, kanë qëndruar aty, ndërkohë që Albani e ka mbaruar klasën e 9-të këtë vit.

Ka qenë nxënës i shkollës “Ardian Klosi” që gjendet vetëm pak metra nga shtëpia e tyre dhe në të cilën është mësues Fizkulture xhaxhai i tij. Ai që ka marrë përsipër, pas arrestimit të vëllait dhe strehimit të kunatës të shkollojë dy nipat, që sipas Policisë janë ngujuar nga ana e Xherxhit.

Aty takuam motrën e Xherxhit, e cila kishte ardhur për të takuar vëllanë-mësues: Duhet të flas me vëllanë për Xherxhin, çfarë do bëhet me të?

Xherxh Laçi, i arrestuar me bujë të madhe tri ditë më parë dhe i akuzuar se prej 6 vitesh mbante të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Për 50-vjeçarin me origjinë nga Dibra, Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “Arrest në burg”. Prokuroria ngriti ndaj tij 3 akuza, dhunë në familje, keqtrajtim të miturish dhe armëmbajtje pa leje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit