Policia e Kosovës së shpejti me armë speciale e autoblinda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.11.2022, 10:47

Qeveria e Kosovës ka ndarë hiç më pak se 1,450,000 euro në projekt-buxhetin për vitin 2023,për armë dhe pajisje speciale për Policinë e Kosovës,

Blerja e armatimit dhe pajisjeve speciale për këtë institucion të zbatimit ligjit në vend, parashihet të filloj në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe të mbaroj pas dy viteve.

Me buxhetin e viti që vjen, pritet të blihen edhe autoblinda dhe mjete tjera të veçanta, pasi janë buxhetuar 1,800,000 euro për blerjen e tyre.

Sipas buxhetit të cilin Qeveria i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ky projekt i ri kapital e cili parashihet të filloj qysh në muajin e parë të vitit që vjen do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2025.

Në anën tjetër, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka thënë se projektligjin e miratuar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Sipas Kurtit, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Qeveria ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.

Derisa, në shëndetësi janë ndarë 296 milionë euro.

Prioritet tjetër është edhe fusha e arsimit ku pritet ndërtim i 11 kopshteve dhe shtim të 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Në bujqësi, sipas Kurtit, për herë të parë buxheti arrin vlerën 87 milionë euro.

Kurti më tej shtoi se kanë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore, e 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.

Derisa, 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

Sa i përket mirëqenies sociale, 60 milionë euro janë ndarë për shtesat për lehona e për fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit