Ndoj tregon arsyen pse zgjodhi Greqinë para kombëtares shqiptare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.11.2022, 07:44

Mesfushori 19-vjeçar, Andrea Ndoj, i cili aktivizohet me Olimpiakosin, ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares nga Edi Reja, pasi ka bërë zgjedhjen e tij: të luajë me Greqinë.

Ky lajm duket se është më se i vërtetë, pasi dhe vetë mesfushori ka zgjedhur që të reagojë për “Futboll Spektakël”, të gazetarit shqiptar në Athinë, Albert Rudaj.

Ndoj tha:

Po, do të luaj për Greqinë, sepse këtu linda, këtu hodha hapat e para të futbollit dhe këtu kam shokët e mi, me të cilët shpresojmë të luajmë për përfaqësuesen e Greqisë. Shqipëria është vendi i prindërve të mi dhe si rrjedhojë unë e respektoj dhe e dua atë vend. Por futbollin unë e kuptoj ndryshe edhe e shikoj si profesion dhe jo si luftë. Unë besoj se futbolli bashkon njerëz e lidh ura lidhëse edhe miqësi e jo ndarje. Prandaj unë, me sa mundem do të mundohem për këtë. Akuza ndaj federatës? Jo asnjëherë. Unë nuk kam folur asgjë, por edhe nuk mbaj përgjegjësi se çfarë shkruan njëri apo tjetri, pasi nuk kam edhe nuk kam pasur kohë për biseda të tilla”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit