Familja fsheh vajzën 8-vjeçe për 7 vjet brenda në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2022, 02:21

Nëna dhe gjyshërit e një vajze tetë vjeçare po hetohen pasi prokurorët dyshojnë se ata kanë mbyllur në shtëpi vajzën për shtatë vjet.

Që kur ishte më pak se një vjeç, vajza dyshohet se është mbyllur në shtëpinë e gjyshërve të saj në Attendorn, një qytet në lindje të Këlnit, Gjermani. Sipas zyrtarëve gjermanë, fëmija mund të lexojë dhe di matematikën, por ajo është aq e pazhvilluar fizikisht saqë ka vështirësi me detyrat e përditshme, si ngjitja e shkallëve ose ecja në terrene të vështira.

Nëna e vajzës u kishte thënë në mënyrë të rreme autoriteteve se ata ishin shpërngulur në Itali. Babai i vajzës, i cili ishte ndarë nga nëna e saj kur ajo lindi, ka gjetur një shënim në xhamin e përparmë të makinës së tij kur fëmija ishte vetëm gjashtë muajsh, ku thuhej se ata ishin shpërngulur në Italinë jugperëndimore.

Babai biologjik thotë se ka kontaktuar autoritetet në vitin 2015, kur ai pa në mënyrë të përsëritur nënën dhe fëmijën në Attendorn, por kur autoritetet morën në pyetje gjyshërit e nënës, ata konfirmuan historinë e nënës.

Babai pohoi gjithashtu se u bë më i dyshimtë kur i dërgonte dhurata dhe letra vajzës së tij në Itali, por të gjitha u kthyen të pahapura.

Por në fillim të këtij viti, hetimet nisën pasi policia mori një informacion në lidhje me një thashethem se fëmija ishte mbyllur në shtëpinë e gjyshërve të saj për vite me rradhë.

Pasi mësuan se nëna dhe fëmija nuk kishin jetuar kurrë në adresën italiane që kishin dhënë, oficerët dhe policia morën një urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e gjyshërve dhe zbuluan vajzën.

Tashmë zyrtarët po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur, pasi nëna dhe gjyshërit heshtin. Vajza është vendosur në një familje kujdestare ndërsa policia po heton rastin më tej.

Vajza e vogël nuk e kishte parë kurrë botën e jashtme, nuk kishte qenë në shkollë apo nuk kishte qenë në kontakt me një person tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit