Fitoi 8.6 milionë £ në llotari, 41-vjeçari kërkon një grua për të ndarë pasurinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2022, 00:33

Një burrë që ka fituar 8.6 milionë paund në llotari është në kërkim të një gruaje për t'i shpenzuar ato.

Kursat Yildirim, nga Dortmundi, Gjermani, fitoi 9,927,511,60 € (8,654,159 £) më 24 shtator.

Ai la menjëherë punën e tij në një fabrikë çeliku dhe nisi të harxhonte paratë e fituara. Si fillim ai bleu një Ferrari 448 Pista 392,000 £, si dhe një Porsche Turbo S Cabriolet për 218,000 £. Ai gjithashtu bleu një orë luksoze por sërish nuk është i përmbushur.

41-vjeçari i ka të gjitha gjërat materiale por është në kërkim të dikujt me të cilën mund të shpenzojë paratë.

Unë jam akoma beqar. Femra që po kërkoj mund të jetë bjonde ose brune, nuk më intereson. Dua vetëm të bie në dashuri, kërkoj një grua që i pëlqen të udhëtojë dhe është gati të krijojë një familje me mua. Kam nevojë për një grua të cilës mund t'i besoj, pavarësisht se çfarë ndodh.

Ai do të jetë i kujdesshëm ndaj grave që do e kontaktojnë për lidhjen pasi e di që shumë duan vetëm paratë.

Unë mund të kujdesem shumë mirë për veten. Kam marrë masa paraprake. Paratë janë në duar të sigurta. Papritur të gjithë bëhen miq me ty. Njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh po telefonojnë për të kërkuar para menjëherë.

Gjëja më e mirë për momentin është se mund të bëj shumë njerëz të lumtur. Unë u kam transferuar menjëherë para prindërve dhe vëllezërve të mi. Do të doja të shkoja në Afrikë për të gërmuar puse dhe për t'u dhënë dhurata fëmijëve atje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit