Miratohet dekreti i ri për subvencionimin e fluturimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2022, 18:44

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin lidhur me nevojën për sjelljen e Programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për dhënien e mbështetjes financiare për promovimin dhe zhvillimin e trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për transportuesit e vendit dhe të huaj, për periudhën 2023-2025, si dhe e miratoi Programin.

Gjithashtu u miratua Dekreti për mënyrën dhe kriteret e dhënies së mbështetjes financiare për transportuesit ajror të vendit dhe të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzohet nga përfituesit e mbështetjes financiare.

“Në përputhje me këto vendime, Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në periudhën e ardhshme do të shpallë thirrje publike për dhënien e mbështetjes financiare kompanive ajrore që do të prezantojnë destinacione të reja ajrore për qytetarët. Mundësimi i udhëtimit në destinacione shtesë në Evropë dhe botë do të nënkuptojë edhe mundësi të hapura për zhvillim ekonomik, promovim të turizmit dhe njohje dhe bashkëpunim mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit nga vendi ynë dhe nga vendet e tjera”, thonë nga Qeveria. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski para pak kohësh në intervistë për MIA-n informoi se në Qeveri po shqyrtohet dekreti i ri i dorëzuar me të cilën definohej model i ri për shpërndarje të mbështetjes financiare për linja ajrore. Subvencione për fluturime, siç tha, do të ketë sipas rregullave për ndihmë shtetërore të Bashkimit Evropian.

“Do të mund të përfshihen sa më shumë operatorë dhe të mos lidhemi vetëm me një. Po ashtu, po e kufizojmë intensitetin e subvencioneve siç përcakton dhe kërkon nga Komisioni Evropian, e gjitha kjo me qëllim që të mundësojmë sa më shumë destinacione për qytetarët dhe të zhvillojmë komunikacionin ajror. Përparësi do të kenë kompanitë ajrore që do të ofrojnë fluturake më të mëdha, linja direkte drejt aeroporteve më të mëdha dhe më shumë fluturime në javë. Në kontratën do të qëndrojë se operatori do të duhet t’i shërbejë linjat dhe pas skadimit të afatit të kontratës për periudhën që ka marrë mbështetjen e shtetit”, tha Boçvarski.

Marrëveshja e fundit nga tri marrëveshjet për subvencionimin e fluturimeve të cilat në tender i mori transportuesi ajror me buxhet të ulët “Viz er” përfundoi më 1 mars të këtij viti.

Në vitin 2019 për subvencionimin e fluturimeve janë paguar 66.584.935 denarë, në vitin 2020, 21.098.924 denarë, në vitin 2021, 10.475.649 denarë ndërsa këtë vit nuk janë paguar mjete.

Me orarin dimëror të fluturimeve që hyri në fuqi më 30 tetor nga aeroporti i Shkupit ka gjithsej 41 destinacione, deri ku do to fluturojnë 13 kompani ajrore, ndërsa në aeroportin e Ohrit shtatë destinacione të rregullta me katër kompani ajrore.

Në dy aeroportet në shtet nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti janë transportuar mbi 1,8 milionë udhëtarë (1 811 168) dhe janë realizuar 14.823 fluturime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit