Drejtësia e re/ Dështimi spektakolar me hetimet pas tërmetit të 26 Nëntorit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.11.2022, 11:25

Kur trauma e tërmetit të 26 Nëntorit po fashitej dhe reflektimi i zuri vendin frikës, në dyert e prokurorisë së Durrësit, që ishte edhe epiqendra e fatkeqësisë, u shfaq shefi i sapoemëruar i prokurorisë, Olsian Çela.

Ky ishte i pari Prokuror i Përgjithshëm që zgjidhej siç e parashikonte reforma në drejtësi. Pasardhësaj e tij, Arta Marku u emërtua si “e përkohshme”, ndaj njëanshmëria dhe shërbimet që i bëri mazhorancës u panë me tolerancë.

Kurse me emërimin e Olsian Çelës, nuk kishte më asnjë justifikim. “Drejtësia e re” ishte në detyrë. Prandaj kur foli për drejtësi në Durrës, ai ngjalli shpresë se do të kishte drejtësi për 51 të vdekur, që mbetën mes rrënojave për shkak të shtesave pa leje, për shkak të betonit me cilësi të dobët apo për hir të korrupsionit të zyrtarëve të bashkive, që kishin dhënë lejet.

Premtimet e prokurorëve për drejtësi

“Jam i kënaqur me atë që dëgjova. Shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshëm kanë shkelur ligjin dhe pasojë e ardhur është vdekja e shumë personave. Në këtë kuadër besoj se zbatimi i ligjit do të jetë korrekt”, tha Çela në datën 7 Dhjetor të 2019.

Në deklaratë kishte dalë edhe drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella sipas së cilës hetimet kishin zbuluar “një sere problematikash sa i përket cilësisë së materialeve të ndërtimit”.

“Në disa prej objekteve, cilësia, rezistenca e betonit dhe hekurit të përdorur rezultoi të ishte e dobët dhe jo në përputhje me kushtet e kriteret e projektimit dhe zbatimit. Ndërtimi i kateve shtesë, gjithashtu që është vërejtur në disa prej rasteve ka rritur masën e ndërtesës dhe sforcimet në katet e poshtme të strukturave, për rrjedhojë, rritjen e forcave sizmike që kanë vepruar” u shpreh Jella.

As Tirana nuk mbeti pas nga premtimet për drejtësi. 31 persona u shpallën në kërkim. Disa prej tyre u arrestuan, të tjerë u arratisën. Në një konferencë të përbashkët me shefat e policive, ish-drejtuesja e prokurorisë së Tiranës u shpreh se “Po hetohen të gjitha objektet e pabanueshme. Janë arrestuar 31 përgjegjës për këto dëme.”

Vendimi i fundit për pafajësitë

Tre vite më pas, premtimi i bujshëm, gati kërcënues i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela për abuzimet që çuan në 51 të vdekur ngjan me një tallje cinike. Pavarësisht bujës dhe gjetjeve të shkeljeve në disa prej ndërtesave të shembura, krimi mbeti pa ndëshkim.

Do të ishte e tepërt që ndonjë nga drejtuesit e bashkive në Tiranë Erjon Veliaj, në Durrës Vangjush Dako, apo në Krujë Artur Bushi të përfundonin në bankën e të akuzuarve. Por çështja është se të gjithë të arrestuarit, zyrtarë të nivelit të ulët apo biznesmenë, dolën të lirë.

Gjykimi përfundimtar u dha sot, për të gjithë personat e akuzuar për dosjen e tërmetit në Durrës. Të pafajshëm u shpallën ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamuz Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm Artur Terziu.

Në lidhje me personat e tjerë, Skerdi Bello ish-punonjës i ALUIZNI-t, u dënua me shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare së bashku me Alfred Qetka, ndërsa Aldo Dakovelli u dënua me punë në shërbim të komunitetit.

Dështimi i prokurorisë në të gjitha qytetet

Durrësi ishte qyteti më i goditur me disa pallate, hotele dhe banesa private disa-katëshe të cilat u rrënuan. Në këtë qytet dolën edhe urdhër-arrestet e para për 16 persona.

Në Tiranë ndodhën dhe arrestimet më të shumta. Prokuroria nxorri urdhër-arreste për 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinierë dhe ndërtuesë në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë. Nga lista e gjatë e të arrestuarve, të gjithë i kanë lënë qelitë.

Prokuroria e Krujës mori nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i formularëve dhe stampave. Në Thumanë u shembën dy pallate 5-katësh, për të cilët banorët kishin kërkuar ndihmë, por nuk ishin dëgjuar nga bashkia. *Lapsi.al

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit