Abdixhiku: Qeveria pa plan për dalje nga situata, Krasniqi: Nuk mora siguri nga Kurti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2022, 10:56

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se në këtë takim nuk panë ndonjë plan nga ana e Qeverisë për daljen nga situata e krijuar.

Abdixhiku tha se në takim me kryeministrin nuk dëgjuan diçka të re nga deklarimet e mëparshme që ai ka pasur.

“Në këtë takim nuk kuptuam diçka më të re se deklarimet publike që Kurti i ka pasur dhe nuk pamë ndonjë plan për zgjidhjen e situatës së krijuar dhe ndonjë plan për koordinim me SHBA-të. Për ne kjo është zgjidhja e vetme adekuate në situatën në të cilën është Kosova. Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve për detsabilizimin e vendit. Për një ecje të tillë, Qeveria do të ketë mbështetjen tonë për aq kohë sa koordinohet me aleatët dhe ka plan të qartë për stabilizimin e çështjes së sigurisë në vend.

Nuk pamë plan konkret për dalje nga kjo situatë. Ne kërkuam plan konkret dhe koordimim me aleatët tanë. Ne kemi parasysh se destabilizimi buron nga sjelljet e Beogradit dhe Vuçiqit. Në përballje të tillë është jetike që Kosova duhet të koordinohet me aleatët. Ne kërkojmë që kjo Qeveri të sigurojë edhe ligjshmërinë edhe koordinim me aleatët, kjo na ka mësuar se i sjell stabilitet vendit. Çdo devijim në këtë rrugë i sjell Kosovës rrugë të paqartë.

Nuk ka koordinim mes Qeverisë dhe Amerikës, përderisa nuk ka konfirmim nga aleatët tanë se kjo po ndodhë”, u shpreh Abdixhiku para mediave.

Ndërkohë Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nga ky takim del jo shumë i sigurtë për rrugën në të cilën ka hyrë Qeveria dhe alternativën që ata kanë për të dalë nga kjo situatë.

“Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se qeveria e di në çfarë derjtimi është duke shku dhe çfarë veprime do të ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Unë ia shpreha qëndrimin PDK-së se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshëm, që ruajnë shtetësinë dhe sovranitetin në çdo centimetër të Kosovës”

Qeveria duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së. Për veprimet të cilat e ruajnë krejt rezultatin e sukseset e arritura në të gjitha vitet e pas pavarësisë e që kanë rezultuar me integrimin e serbëve në të gjitha institucionet. Unë nuk mund të them me siguri se çka sot duhet të bëjë Qeveria për ta sjellë normalitetin. Sot kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget, papjekuria dhe mungesa e koordinimit me aleatët ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget.

Ne kemi diskutuar gjërë e gjatë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për procesin e dialogut, propozimin franko-gjerman. E kam thënë në vend se të vazhdojmë të fokusohemi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, ne sot po merremi me tema sporadike dhe teknike.

Këto kanë qenë disa nga konsideratat që më kanë shtyrë dje t’i drejtohem kryeministrit. Siç e thashë unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurtë që kryeministrin e Qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë. Ne më shumë erdhëm për ta dëgjuar kryeministrin, diskutuam gjërë e gjatë por nuk jam i sigurtë se e dinë në çfarë rruge kanë hy dhe si do të dalin suksesshëm”, ka thënë Krasniqi para mediave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit