Njëri prej tyre dilte dhe karikonte celularin fshehtas, dëshmia e djemve të Laçit: Dua të hyj në kurs futbolli

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.11.2022, 09:59

Një ngjarje, e cila mund të bëhet një film në “Netflix”, ka ndodhur së fundmi në Tiranë, ku Xherxh (Gjergj) Laçi, kishte mbajtur të mbyllur gruan dhe dy djemtë e tij për disa vite.

Mediat kanë zbardhur dosjen hetimore të kësaj ngjarjeje, ku tregohet sesi një nga djemtë shkonte të karikonte fshehurazi një telefon që ua kishin dhënë të afërmit dhe sesi djali tjetër i tregonte policisë se donte të hynte në një kurs futbolli dhe të jetonte i lirë.

“Prej 3 vitesh babi i tij Xherxh nuk ka lejuar te dalë asnjeri nga shtëpia ku banonin, atë se bashku me vëllanë e mitur dhe mamanë e tij. Babai i tij nuk i ka lejuar të dalin fare nga shtëpia, duke i kërcënuar se “ai e di më mirë dhe se të tjerët duan t’i vrasin, ndërsa ai ka fituar”.

Që pas kthimit të Xherxhit nga Italia, ai prej 20 vitesh nuk ka punuar më dhe se fundmi ka filluar të praktikojë më shpesh dhe fenë myslimanë. Fenë e ka praktikuar më shpesh 4 muajt e fundit, ku shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë, ndërsa prej javësh e ka shkëputur, nuk ka shkuar më.

Asnjeri prej prindërve të tij nuk punon. Babai ishte i dhunshëm ndaj mamasë së tij, kundrejt të cilës ka ushtruar shpesh herë dhunë në sy të tyre, duke e goditur me shkop, me shuplaka, me grushta, madje i ka treguar se i ka vene dhe thikën ne fyt.

Ata jetonin brenda 4 mureve pa energji elektrike, pasi ia kishin ndërprerë. Ata ushqeheshin vetëm kur i çonin ushqim dhe ua linin tek dera familjarët si xhaxhai nga Dibra, gjyshi ose daja i tij”, thuhet në dosjen hetimore. Ndër të tjera djali tha se ai dhe vëllai i tij ishin në gjendje të rënduar psikologjike (15 dhe 17 vjeç).

“Babai mbante thika në shtëpi, e herë pas here kur vinte rrotull nëpër shtëpi i mbante të varura ne brez”, thuhet më tej në dosje. Një tjetër moment i dhimbshëm në dosje është rrëfimi i djalit, i cili shprehet se “ëndrra e tij më e madhe ishte që t’i rikthehej jetës normale si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë e të shkojë në shkolle dhe të bëjë një kurs për futboll”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe vëllai tjetër, i cili ka pohuar se babai i dhunonte, që kur ishin të vegjël. Po ashtu thuhet se i vetmi person që mund të dilte pak herë nga shtëpia, ishte një prej djemve, që shkonte dhe karikonte fshehurazi një telefon, që ia kishin dhënë familjarët e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit