Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie edhe këtë vit, por çmimet pritet të vijojnë rritjen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.11.2022, 08:53

Në muajin tetor treguesi që paraqet balancën e kontratave porositëse në ndërtim shënoi një vlerë negative prej 39.5 pikë përqindje, duke u thelluar edhe më shumë nga niveli -28.4 pikë përqindje i muajit shtator.

Sipas Monitor, mbështetur në metodologjinë e vrojtimit, balanca është treguesi që përdoret për agregimin e të dhënave cilësore nga vrojtimet dhe llogaritet si diferencë midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative.

Prej më shumë se gjatë vjetësh, balanca e kontratave porositëse në ndërtim paraqitet në territor negativ dhe po t’i referohemi anketimit të bizneseve, kontratat porositëse ende janë vazhdimisht në rënie.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë mendojnë se, në veçanti për ata tregues ku balancat janë në vazhdimësi negative, në analizën statistikore duhet konsideruar më shumë tendenca e ndryshimit të vlerave.

Sipas tyre, megjithëse balancat vazhdojnë të jenë negative, tendenca e tyre është në përmirësim dhe kjo mund të shpjegojë rritjen e çmimeve në sektorin e ndërtimit gjatë viteve të fundit.

Në fakt, në dy vitet e fundit, balanca negative e këtij treguesi paraqitet më e zbutur. Për 10-mujorin 2022, mesatarja e thjeshtë e balancave mujore ishte -33.4 pikë përqindje, në rritje nga niveli gjithmonë negativ prej -41.8 pikë përqindje i vitit të kaluar dhe -53.9 pikë përqindje i vitit 2020.

Sidoqoftë, ritmet e rritjes së çmimeve të banesave duken të vështira për t’u shpjeguar në kushtet kur kontratat porositëse vazhdojnë të shfaqin vlera negative, ndonëse në përmirësim gradual gjatë dy viteve të fundit.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit i 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me 6-mujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore dhe vjetore e këtij indeksi.

Që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij, në raport me periudhën bazë 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%.

Këtë vit, rritja e çmimeve po nxitet edhe nga një rritje e ndjeshme e kostove të ndërtimeve të reja, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit. Duket se ndërtuesit nuk po shohin arsye për të ulur marzhet e tyre dhe me sa duket po arrijnë ta përcjellin këtë rritje të kostove tek blerësit. Kjo po i jep një shtysë të mëtejshme rritjes së çmimeve.

Edhe pritshmëritë e ndërtuesve për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë në kahun rritës. Për tetorin, balanca e pritjes së çmimeve në ndërtim u rrit në 43.3 pikë përqindje, 4.7 pikë më shumë krahasuar me shtatorin.

Aktualisht, balanca e treguesit për pritjet e çmimeve paraqitet në një nivel tre herë më të lartë krahasuar me mesataren e vitit 2021 dhe gati 11 herë më të larta krahasuar me vitin 2020. Kjo tregon se pritshmëritë për rritjen të çmimeve mes ndërtuesve janë shumë të larta.

Edhe kjo pritshmëri ka një dimension pjesërisht paradoksal, po të kemi parasysh ciklin ku ndodhet ekonomia. Rritja e çmimeve ka ulur fuqinë blerëse dhe aftësinë për të kursyer të familjeve, ndërsa normat e interesit po rriten me ritme të shpejta. Të dhënat e Bankës së

Shqipërisë treguan se interesi mesatar i kredive të reja në lekë për muajin shtator arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2018 dhe pritet të rritet më tej, duke ndjekur tendencat e yield-eve dhe normës bazë të interesit. Rritja e yield-eve, ndërkohë, po e përcjell automatiksiht rritjen e interesave në kreditë ekzistuese me norma të ndryshueshme interesi.

Një nga efektet më të rëndësishme të rritjes së normave të interesit në ekonomi është frenimi i tregut të pasurive të paluajtshme, pikërisht sepse kredia bëhet më e shtrenjtë dhe blerja e pronave me kredi bëhet më pak e përballueshme ose e leverdisshme. Deri tani, ky parim nuk po i ndikon shumë pritshmëritë e agjentëve të tregut të pronave në Shqipëri.

Vrojtimi mbi të cilin ndërtohet indeksi Fischer i Çmimeve të Banesave tregon se afërsisht gjysma e transkasioneve në këtë treg financohen me kredi bankare.

Pjesa tjetër financohet nga burime të tjera, ku mund të përfshihen kursimet, remitancat, blerjet e shtetasve të huaj, por edhe të ardhurat nga burime informale apo aktivitete kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit