Babai i 3 fëmijëve: Më pëlqen të vishem me taka e funde, por njerëzit më ngatërrojnë për homoseksual

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2022, 00:36

Një burrë i martuar, baba i tre fëmijëve, i cili pëlqen të veshë funde, fustane dhe taka, ka sulmuar komunitetin LGBTIQ+ pasi njerëzit e ngatërrojnë si gay.

Mark Bryan është një 62-vjeçar amerikan që jeton në Gjermani por që i pëlqen të veshë funde e taka. Kjo sepse ai beson se veshja duhet të jetë pa gjini. Kur është në shtëpi, në punë ose në qytet, Bryan vesh këmishë, fund dhe taka, sepse kështu i pëlqen.

Pavarësisht promovimit të veshjeve pa gjini, ai nuk ka gjëra shumë pozitive për të thënë për komunitetin gay dhe nuk dëshiron të cilësohet si i tillë. Bryan vazhdoi të sulmonte komunitetin homoseksual dhe trans duke thënë se vështirësitë me të cilat përballen njerëzit LGBTIQ+ janë pjesërisht faji i tyre.

Përpiqem të ndahem nga komuniteti [LGBTIQ+] sepse ata kanë veshur funde dhe taka të larta para meje. Të gjithë mendojnë se jam homoseksual vetëm se vesh funde njësoj si LGBT. Unë mendoj se ata e bëjnë vetë jetën të vështirë pasi duan të duken dhe të tërheqin vëmendjen.

Ai thotë se i pëlqen të vishet me funde pasi i pëlqen imazhi që femrat përcjellin me këto veshje.

Unë vishem kështu sepse mundem. Vetëm për të qenë ndryshe. Gjithmonë i kam admiruar gratë që mbanin funde dhe taka të ngushta. Jo seksualisht, por fuqia që ato paraqesin. Unë nuk vishem për të qenë seksual, por për t’u dukur si çdo femër profesioniste. Për mua veshjet nuk kanë gjini, unë preferoj fundet më shumë sesa fustanet. Fustanet nuk më lejojnë të përziej gjinitë. Preferoj një pamje "mashkullore" mbi bel dhe një pamje jo gjinore poshtë belit. Gjithçka ka të bëjë me veshjet që nuk kanë gjini.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit