Punonte në një kazino në Tiranë, 22-vjeçarja keniane rrëzohet në mënyrë misterioze nga kati i 2

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2022, 22:07

Një 22-vjeçare me orgjinë nga Kenia është duke luftuar për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë pas një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur.

E reja që quhet Joy është rrëzuar në mënyrë misterioze nga kati i dytë i apartamentit ku jetonte më 13 gusht të këtij viti. Ajo u gjet një ditë më vonë pranë një dritareje pasi kishte rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe kishte pësuar lëndime të shumta.

Joy ishte rekrutuar për të punuar në një kazino në Tiranë por nuk dihen detaje rreth rrëzimit misterioz të saj.

Nëna e 22-vjeçares ka ardhur nga Kenia për t’i qëndruar pranë vajzës pasi ajo është në gjendje të rëndë dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit. Nëna e saj thotë:

Mjekët thanë se ajo kishte tre brinjë të thyera, të dyja kockat e legenit të thyer.. lëndime në dorë, shpinë, stomak. Tani, Joy është në koma dhe ushqehet përmes një tubi. Megjithatë ajo ka nevojë për kujdes intensiv në një qendër rehabilitimi jashtë Shqipërisë. Ajo ka nevojë për Fizioterapi Private, të cilën ne po e paguajmë përmes mbledhjes së fondeve. Në të ardhmen, Joy ka nevojë fizioterapi. Kjo nuk është e disponueshme në Shqipëri, ndaj duhet të gjejmë një spital tjetër.

Sa i përket asaj që ka ndodhur me 22-vjeçaren, policia thotë se nuk e di se çfarë ka ndodhur me të dhe tani po merret prokuroria me këtë çështje.

Policia nuk më ndihmoi, nuk ishin të dobishëm.. kishin pak informacion. Ata thanë se çështja ishte në prokurori dhe më duhej një avokat. Kam gjetur një avokat të OJQ-së që po ndihmon.

Mamaja e 22-vjeçares kërkon ndihmë për vajzën e saj dhe për këtë ka hapur dhe një llogari në GoFundMe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit