Anjë konkluzion nga takimi i liderëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.11.2022, 19:25

Takimi i liderëve të partive parlamentare përfundoi pa konkluzione dhe pa marrëveshje për asnjërën nga çështjet që ishin shtruar në tavolinë. Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski tha se fokusi i pushtetit në këtë takim ishin ndryshimet kushtetuese dhe se janë shmangur temat për problemet reale të qytetarëve, siç është kriza ekonomike.

“Ajo që erdha në përfundim nga ky takim është se shumica nuk ka shumicë për ndryshime kushtetuese. Duke u nisur nga ky përfundim, kahje e logjikshme e ngjarjeve është që Kuvendi të shpërndahet, të formojmë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e kërkuam edhe në takimin e sotëm”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Secili takim i ardhëm në të cilin do të bisedohej për ndryshimet kushtetuese do të ishte i kotë, shtoi Mickoski. E ndërkohë, opozitarja shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka konfirmuar mbështetjen e saj për ndryshimet kushtetuese. Kreu i saj Arben Taravari deklaroi se me këtë rast, duhet të shikohet edhe mundësia e heqjes së 20%-shit pa potencuar nëse kjo është kërkesë ose kusht nga ana e tyre.

“E biseduam. Unë e hapa këtë si çështje dhe askush nuk kundërshtoj. Partitë shqiptare të gjitha mendojnë ashtu por edhe partitë maqedonase, të paktën më të mëdhatë, LSDM dhe VMRO-DPMNE publikisht kanë thënë se nuk u pengon asgjë të hiqet 20%-shi. Unë shpresoj se do të votohet. Nuk kam dilemë se do të votohet”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Ndryshimet kushtetuese nuk i mbështet deputeti i Lidhjes Demorkatike Pavle Trajanov i cili në takim kishte propozuar miratimin e një konkluzioni për të kërkuar që Bullgaria të njohë pakicat maqedonase. Propozimi i tij nuk është pranuar nga pjesa tjetër e pushtetit.

Kryeministri Kovaçevski deklaroi se vetë takimi në vete është hap pozitiv dhe se secili lider mund ta interpretojë sipas mënyrës së tij.

Kreu i BDI-së Ahmeti tha se dallimet nuk janë për t’u injoruar. Të dy bënë thirrje për mbështetje në procesin e eurointegrimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit