Hakerimi i kartave të kreditit u shtua gjatë pandemisë, qytetarja: Paratë më ishin harxhuar për bileta avioni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.11.2022, 15:59

“Verën e kaluar u përballa me një situatë të çuditshme ku teksa kërkoja në sportelin e një prej bankave të njohura në Tiranë të tërhiqja një shumë parash afro 4 mln lekë, mësova se në kartë nuk kisha asnjë qindarkë. Madje edhe në llogarinë time të kursimit, po në këtë bankë, ku më hidhej një pagesë në formë honorari, nuk kishte asnjë qindarkë. Pasi kërkoj një lëvizje të llogarisë për periudhën e fundit, mësova se kisha qenë unë që kisha kryer shumë shpenzime gjatë një periudhe një vjeçare, prej 2020. E në fakt në atë periudhë unë as që kisha lëvizur nga Shqipëria, si mjeke në profesion që jam. Por nga llogaria ime e kartës së kreditit ishin tërhequr cash, ishin blerë bileta avioni dhe madje edhe ishin kryer dhe blerje veshjesh online”.

Kështu tregon për gazetën “SI”, një qytetare e cila rastin e saj e ka denoncuar në prokurorinë e Tiranës, ku prej nje viti kanë nisur hetimet për vjedhjen e parave nga llogaritë e saj. Por çudia qëndronte në faktin se asaj nuk i vinin në telefon asnjë mesazh për lëvizjet që kryeshin përmes kartës. Gjithashtu, nga vëzhgimi i llogarisë, shihej se karta e kreditit mbushej nga llogaria e kursimit, kur zbrazej, sa herë kryheshin blerjet online.

Teksa prokuroria nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, eksperti i IT, Ermand Mertenika në një prononcim për “SI”, thotë se gjatë periudhës së pandemisë, rreziku për hakërimin e të dhënave bankare u shtua shumë.

“Gjatë periudhës së karantinës, njerëzit reduktuan kontaktet dhe shtuan kontaktin në botën virtuale, transferimet e parave, blerjet online, ishin një arenë që u bënë pre e sulmeve të hakërave. Hakërimi nuk është një element kriminologjen i lidhur në rrjet dhe bëhet në komunikim me njëri-tjetrin. Nuk është thjesht një person i aftë nga ana kompjuterike por është një rrjet në komunikim me njëri-tjetrin që merret me thyerjen e paswordeve të ndryshme, qoftë në data centereve të bankave apo të tjera,”- thotë Mertenika.

Sipas ekspertit të IT Ermand Mertenika, në periudhën e pandemisë, kishte aktivitet të lartë të blerjeve online, por kjo është me rrisk.

“Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh kur kryejmë blerje online është e nevojshme të kemi fire wall, lejon komunikimin në mënyrë të sigurt, të serverave ku do të blesh, pra është një mur mbrojtës konkretisht në kompjuter e më pas dhe në telefon.

Dua t’i sugjeroj të gjithë personave që kryejnë transaksione apo blerje online që kërkojnë siguri, por nuk arrihet asnjëherë 100 përqind, pasi rrjeti është shumë i madh dhe të aftë të thhyejnë murin e sigurisë, duhet të aktivizojnë firewalle, për tu mbrojtur nga krimet kibernetike. Së dyti duhet të instalohen antiviruset dhe të kryhet upditimi i softwareve.

Por dhe navigimi në internet, klikimi i faqeve jo të sigurta, sipas ekspertit të IT përbën rrezik për vjedhjen e të dhënave.

“Ka patur persona që u kanë ardhur emaile të ccuditshme si psh, jeni fitues i llotarisë etj, këto kërkojnë të dhëna, ku të kërkojnë të hapësh të dhëna bankare, apo ID, gjithashtu kërkojnë të transferosh shumë të vogël parash për të marrë çmimin e fituar. Një pjesë e këtyre personave ka patur raste që e kanë plotësuar dhe kanë rënë pre e rrjetit kibernetik. Gjurmimi i tyre është i pamundur në pjesën më të madhe të rasteve”, thotë Mertenika.

Në lidhje me rastin që po heton prokuroria për vjedhjen e depozitës së kursimit, eksperti i IT thotë se ka patur raste që krimet kibernetike kanë kapur shuma deri në 600 mijë euro të vjedhura në depozitat bankare dhe rrjeti ka qenë i shpërndarë në disa vende të botës. Dhe gjurmimi është i vështirë në kohë reale.

Mertenika thotë se targeti është sektori financiar dhe telefoni është shumë i rëndësishëm ku shumë prej njerëzve kanë instaluar shërbimet bankare. Ndaj sipas tij llogaritë duhen mbyllur.

“Edhe e-banking i instaluar në kompjuter përbën rrezik. Nuk duhen hapur këto shërbime bankare online nëse nuk keni instaluar firewall apo antivirus. Pasi mungesa e tyre lehtëson sulmet kibernetike dhe vjedhjen e depozitave bankare."

Mertenika thotë se pjesë e sulmeve kibernetike janë dhe klonimi i kartave të kreditit, visa dhe debit. Sipas tij, ndonëse dhe vetë bankat kanë rritur nivelin e sigurisë, në treg tregtohen disa pajisje screemins që me anë të sensorëve ata kopjojnë informacionin privat. Kartat vetë e kanë cheep-in që mban informacion e cila e ruan kartën nga kopjimi, por dhe këto pajisje që mund të vendosen në bankomat rrezikojnë kopjimin e të dhënave të kartës.

Po si mund ta dallojmë që na vidhen të dhënat e kartës në bankomate?

Eksperti Mertenika thotë se një njeri i zakonshëm nuk e kupton dot.

“Nëse në bankomat, te pjesa e vendosjes së kartës, është e zhvendosshme, do të thotë se është e modifikuar. Ose nëse në pjesën e butonave në bankomat, ka vështirësi në shtypje, është me risk dhe ka dicka që nuk shkon. Por ka dhe persona që vendosin kamera pranë bankomateve. Ndaj duhet patur kujdes”, thotë për gazetën “SI”, Ermand Mertenika.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit