Çfarë ndodhi? Qytetari i gjakosur në zyrën e “Ria Transfer” dhe “EasyPay”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.11.2022, 19:46

Punonjësi i një pike të transferimit të parave dyshohet se ka goditur me grushta një qytetar dhe e ka gjakosur këtë të fundit në pjesën e ballit. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, qytetari është i gjakosur, ndërsa punonjësi vazhdon të bërtasë.

Sipas denoncimit të mbërritur në JOQ, gjithçka ka ndodhur për një transfertë parash, që po vonohej të kryhej si shërbim.

Denoncuesi na shkruan:

Punonjësi i Ria Tranfert e gjakosi duke e goditur në fytyrë. Shkau se gjatë transfertës të parave, punonjësi nuk e bënte dërgesën, thonte vonon sistemi. Në momentin që kërkuam paratë, ti kthente pas u nervozua duke share klientin. Në gjaknxehtësi e godet dhe i thyen krahun. E morëm policinë.

Pas kësaj, JOQ ALBANIA kërkoi reagimin e kompanisë, që kjo pikë menaxhon. Sipas kompanisë EasyPay, thuhet që nuk ka asnjë ankesë në lidhje me këtë ngjarje, por ata janë duke punuar për identifikimin e këtij rasti.

Reagimi i plotë:

Pershendetje,

Ju falenderojme per njoftimin,

Se pari duam te shprehim keqardhjen tone per kete aksident qe i ka ndodhur zoterise ne foton e derguar. Nga informacioni qe disponojme ne kanalet tona te komunikimit nuk rezultojne problematika te raportuara nga Agjencite (subjekte tregtare-pale te treta qe ofrojne pjese te sherbimeve EasyPay) ose ankesa te referuara nga klientet tane ne lidhje me kete aksident te ndodhur.

Gjithsesi departamentet pergjegjese jane vene ne dijeni menjehere te njoftimit tuaj dhe jane duke perfunduar investigimin per ngjarjen ne fjale per te identifikuar klientin ne fjale, vendodhjen e ngjarjes dhe per te kuptuar shkaqet e ketij aksidenti. Ne perfundim te investigimit, nese rezulton qe aksidenti eshte pergjegjesi e nje personi te lidhur me subjektet tregtare ne fjale, ju sigurojme qe do te ndermeren te gjitha masat e nevojshme se brendshmi dhe do te njoftohen autoritetet perkatese per kete ngjarje.

Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit