Projekti Thumanë-Kashar, banorët: Projekti na dëmton, deputetët janë vampira

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.11.2022, 10:45

Banorët e fshatit Fushë-Prezë dhe Bërxullë në zonën e Vorës, po protestojnë kundër punimeve që po bëhen për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar-Rrogozhinë.

Banorët shprehen se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimore.

Ndër të tjera ata thonë deputetët janë vampira dhe se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

Banori u Bërxullës:

Nuk firmosim asnjë kontratë. Projekti ka ndryshuar disa herë. Fondet kanë shkuar në xhepat e qytetarëve. Projekti është bërë pa asnjë transparencë. Mos e shisni veten për 500 mijë lekë. Dhe unë kam qënë dikushi dikur. Po na vjedhin. Nga kryebashkiaku, te deputetë te ministra, sa herë kanë ardhur për të na kërkua vota. I kemi të gjitha me data se sa investim është bërë. Të gjithë e dimë sesa funksionin se kam qënë më lart se ju. Në kohën kur kam qënë administrator, unë e bëja publike, mblidhja banorët, bëja seminare. Kurse tani as projekt nuk dimë, dhe asgjë. Këta e bëjnë se janë vampira deputetë, asnjë konsultim. Dhe kryetari i Bashkisë ka bërë shkelje. Asnjë gjë nuk është bërë. Kanë ardhur dy deputetë. Nuk kemi mbështetje as nga politika, as nga Veliaj dhe as nga policia. Kryetari i bashkisë vorë është ping pong, kur ta marrin vesh kur është do jetë shumë vonë. Nuk kam ardhur këtu për të ndalu qarkullimin, po të më vejë piketën të shpia që do shembet nuk e lejoj, më vjen dhe administratori si buf dhe më thotë do ta shembim shtëpinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit