12 aksidente dhe 18 të plagosur të shtunën në Shqipëri, shkak edhe reshjet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2022, 00:41

Të shtunën më 5 nëntor, në vendin tonë janë regjistruar 12 aksidente me pasojë plagosjen e 18 personave.

Rikthimi i reshjeve të shiut ka shkaktuar problematikat e para dhe aksidente në disa prej akseve kryesore të vendit.

Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur 'Luza'. Dy makina u përplasën me njëra-tjetren duke lënë dy të plagosur, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Pas kësaj në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan një makinë u përmbys në mes të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit.

Ndërkohë një aksident tjetër është shënuar në aksin Fier- Mallakastër, në fshatin Lalar. Dy automjete të dyja të tipit “Mercedes Benz” janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën duke lënë të plagosur 3 persona të plagosur.

Një aksident i katërfishtë është shënuar në Bulqizë ditën e sotme ku një furgon është përplasur me tre makina të tjera. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme njerëzore por vetëm materiale.

Një aksident i rëndë është regjistruar edhe në segmentin Kukës-Morinë, në “Rrugën e Kombit.” Një betoniere që drejtohej nga një shqiptar i Kosovës u përmbys në rrugë pasi shoferi humbi drejtimin. Pas aksidentit shoferi u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit. Ndërkohë që në Rrugën e Kombit kanë ndodhur edhe 2 aksidente të tjera.

Një përplasje e trefishtë automjetesh ka ndodhur në aksin Vau i Dejës-Bushat. Mësohet se për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona dhe prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në Elbasan. Një makinë u përplas me një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Një aksident i rëndë mes dy makinave është regjistruar në aksin Peqin-Elbasan. Dy automjete janë përplasur "kokë më kokë" me njëra tjetrën dhe kanë mbetur të plagosur disa persona. Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet se janë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Një aksident tjetër ndodhi në aksin Fier-Lushnje. Tre makina u përfshinë në aksident, ndërsa njëra prej tyre u kthye përmbys.

Një aksident tjetër ka ndodhur në Librazhd. Ku dy automjete janë përplasur te vendi i quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd. Makinat e përplasura janë një furgon mallrash si dhe një makinë.

Lagështira në rrugë është vetëm një nga shkaqet e aksidentve pasi nuk përjashtohen manovrat e gabuara nga ana e shoferëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit