E rreh gruan se ishte prishur krevati: Më kërkoi ta rregulloj në mes të natës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.11.2022, 16:52

Një grua u përfshi në akte dhune me bashkëshortin sapo konstatoi se disa nga mobiliet që kishin porositur për banesën ishin me defekt. Por kur ajo e urdhëroi të shoqin që të ndërhyjë dhe ta zgjidhë situatën ai i ka refuzuar urdhërat e saj. Diçka e tillë e ka nervozuar gruan që ka nisur të flasë e nga ana tjetër edhe partnerin e saj që ka reaguar.

Sipas Gazeta Si, çështja e trajtuar nga policia e kryeqytetit që ju vu në dispozicion Gazetasi.al tregon se si shtetasi E.I, 40 vjeç, përfundoi nën pranga pikërisht për grindjen me partneren me të cilën nuk e gjeti dot gjuhën e përbashkët kur bëhet fjalë për kërkesat e saj dhe urdhërat e vazhdueshëm sipas tij. Burri u kthye nga emigracioni dhe si përherë jo vetëm me dhurata por edhe duke u përpjekur që të rregullojë dhe sistemojë kushtet në shtëpi. Por të dy burrë e grua u prishën keqazi me njëri-tjetrin as për dhuratat dhe as për mungesën e gjatë. Por për mobliliet.

“Njëra nga mobiliet kur na i sollën në shtëpi ishte me defekt. I tregova burrit dhe i kërkova që ta zgjidhte këtë muhabet. U kthye në shtëpi rreth orës 10 dhe e diskutova përsëri problemin e mobilies. Ai më tha lëre se e bëjmë nesër këtë punë”.

Gruaja ka riprodhuar diskutimin në polici: “I kërkova ta zgjidhte dhe ai m’u përgjigj ik rregulloje tek yt atë.”

Pikërisht sipas policisë, kjo frazë e të dyshuarit i ka hedhur menjëherë benzinë zjarrit. E dhunuara kujton në polici se ishte ndjerë aq e fyer që i shoqi i përmendi prindërit dhe faktin që ai i tregoi derën për të dalë në mesnatë saqë menjëherë humbi qetësinë dhe u nervozua.

“Im shoq më tregonte derën duke përsëritur ec të të rregullojnë prindërit në këtë orë”.

Siç bën me dije policia për Gazetasi.al gruaja e shtyu partnerin me duar duke i kërkuar që të heshtte dhe ta linin bisedën për ditën e nesërme. Por sapo ajo ka vënë duar mbi të, i dyshuari aq ka pritur.

“Më vuri duart në fyt, më goditi dhe më tërhoqi nga korridori në dhomën e fëmijëve. Më tha do të mbys, do ta marr shpirtin."

Policia duke besuar versionin e të dhunuarës përmend në shkresa se dëshmitarë të grindjes kanë qenë fëmijët e tyre të vegjël.

“Mbasi u qetësua doli në ballkon për të pirë cigare dhe unë përfitova për të dalë nga dera dhe erdha në polici”, dëshmon më tej e reja.

Policia shkruan në fashikull se nëna e dy fëmijëve kishte shenja skuqjeje në qafë dhe të gërvishtura në njërën nga faqet. I pyetur nga policia, njëri nga të miturit në prani të psikologes, rrëfen se si mobilia u bë motivi i dhunës midis prindërve të tij.

“Mami i thoshte rregulloje, babi i tha më lër grua se jam i lodhur. I tha më lër rehat sonte. Mami ankohej për mobilien dhe babi i tha ec të ta regullojë babi jot. Aty u shanë dhe babi i tha bëhu gati se do shkojmë tek prindërit e tu të flasim me ta. Mami thoshte jo. Ata bërtisnin dhe këto i dëgjova nga dhoma tjetër. Nuk pashë gjë kur u rrahën me njëri tjetrin”, dëshmon i mituri. Kur fëmijët kanë dëgjuar të qarat e nënës së tyre, kanë dalë menjëherë në korridor.

“Mami po merrte frymë me vështirësi dhe m’u duk sikur do vdiste. U futëm pranë saj dhe po i thoshim babait çfarë ka mami. Babi qau dhe doli në ballkon duke pirë cigare.”

Policia thotë se agjentët kanë marrë në pyetje burrin nën akuzë i cili e ka pranuar që e shtyu të shoqen por jo që ka tentuar ta vrasë. Sipas tij dita kishte qenë mjaft e ngarkuar mbasi po rregullonte shtëpinë dhe po sistemonte kushtet për bashkëshorten dhe fëmijët.

Në shkresa agjenti e pyet se çfarë mobilieje ishte dëmtuar. Ai shton: “U zura me gruan sa hyra në darkë në banesë pasi më kërkoi të rregulloja krevatin që kishte probleme. I thashë rri e qetë se do ta rregulloj nesër por ajo nisi të ankohet. Këtë gjë di ta bëjë mirë gruaja ime. Nisi të bërtasë dhe të më kërkojë llogari, ta quajë shtëpinë pa zot dhe se vetëm ajo lodhej e kujdesej. I kërkova ta ulë zërin por më akuzonte për mobilien që nuk po e rregulloja.

Më shtyu, në atë moment ndjeva dhimbje të madhe dhe u vetëmbrojta”, justifikohet burri.

Policia arsyeton se ai e rrahu gruan aq me egërsi saqë shenjat në fytyrën e saj ishin të dukshme. E.I bëhet me dije për Gazetasi.al se akuzohet për dhunë në familje të parashikuar nga neni 130 a i kodit penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit