Qytetarët në hall me përmbaruesit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.11.2022, 09:17

Nga fillimi i vitit deri tani, në zyrën e Avokatit të popullit kanë arritur gjithsej 450 ankesa nga fusha e drejtësisë, ndërkaq rreth gjysma e tyre janë për punën e përmbaruesve. Për këtë arsye Naser Zyberi në Qeveri ka dorëzuar iniciativë për hartimin e një projektligji për plotësimin e Ligjit për Përmbarim në pjesën e kamatës në procedurat përmbaruese. Me këtë nismë propozohet që kamata ndëshkuese të mos jetë më e madhe se borxhi kryesor.

“Nëse kihet parasysh gjendja ekonomike e borxhlive, ata nuk janë në gjendje thuajse asnjëherë të sigurojnë mjete të mjaftueshme që ta mbyllin borxhin për njëherë ndaj kreditorit, përfshirë këtu edhe shpenzimet në noter dhe avokatë e kështu me radhë.

Vijnë në situatë që në mënyrë permanente, gjithë jetës të jenë borxhlinj. Gjithsesi të paguajnë këste gjithë jetën dhe asnjëherë të mos lirohen nga kjo”, tha në ClickPlus në TV21, Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Zyberi thotë se nga institucionet ende nuk ka reagim ndaj iniciativës së tij.

“Kuvendi një herë ka shfaqur vullnet në vitin 2020 kur bëri ndryshime në Ligjin për marrëdhënie obligative, ku rregullohen kamatat edhe në Ligjin për përmbarim dhe atëherë u limitua kamata, ndërsa ne propozimin e njëjte po e rekomandojmë edhe për kamatën ndëshkuese, e cila thotë se kur ta arrijë lartësinë e borxhit bazë, të ndalojë të llogaritet kamata”, theksoi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Në të kaluarën ka pasur tentativa për shlyerjen e borxheve, por nuk kanë qenë aq të suksesshme, sepse qeveria mund t’i udhëzojë kompanitë private të shlyejnë borxhet apo kamatat, por nuk mund t’i detyrojë ligjërish dhe një pjesë e madhe e detyrimeve janë pikërisht nga këto kompani, borxhe për energjinë e konsumuar, shërbimet e telefonisë mobile dhe fikse.Iniciativa është dorëzuar në Qeveri, ndërsa Zyberi pret që ekzekutivi por edhe deputetët ta shqyrtojnë seriozisht kërkesën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit