Çekia jep sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.11.2022, 19:57

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Edhe pse që nga viti 2018, Komisioni Evropian vlerëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian, këtë të drejtë ende nuk e gëzon shteti më i ri në Evropë.

Mirëpo, Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian për vitin 2022 duket se e ka marrë shumë seriozisht shtyrjen përpara të këtij procesi.

Këtë iniciativë ia ka konfirmuar Klan Kosovës edhe Veronika Lukashova, e cila është zëdhënëse e Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së.

Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian për vitin 2022

Sipas saj, çështja e liberalizimit të vizave është prioritet dhe dëshirojnë të shohin një vendim pozitiv deri në fund të Presidencës Çeke.

“Presidenca Çeke e ka rifutur dhe rihapur çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në grupin punues të vizave të tetorit dhe ne do të vazhdojmë diskutimet sërish në javën e dytë të nëntorit”.

“Është prioritet për Presidencën Çeke dhe ne dëshirojmë të shohim një vendim pozitiv në këshill deri në fund të Presidencës Çeke, duke përfshirë një afat kohor të miratuar se kur do të hyjë në fuqi heqja e vizave për Kosovën”.

E pyetur rreth propozimit të Francës që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Informacionit të Udhëtimit dhe Autorizimit, ajo ka thënë se një sistem i tillë do të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe që nuk kanë nevojë për vizë për zonën Schengen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit