Paralajmërohen “Gjoba më të larta ndaj tregtarëve që do të manipulojnë me çmimet”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.11.2022, 18:06

Ligji i ri i Konsumatorëve të cilin e paralajmëruan autoritetet nuk mund t’i stabilizojë çmimet e ushqimeve.

Megjithatë, nëse një tregtar nuk respekton rregullat dhe masat tregtare të vendosura nga organet, do të ballafaqohet me gjobë të lartë ndërsa dyqani i tij mund të mbyllet.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve për alsat thotë se çmimet e ushqimeve tregtarët i përcaktojnë lirshëm. “Ka mendime që dënimet të jenë më të larta, nëse shkelet ajo që është miratuar si masë nga qeveria, pra do të ketë dënime më të mëdha për ata që shkelin masat që i miraton Qeveria”, tha Tatjana Tashevska- Organizata e konsumatorëve.

Sipas autoriteteve, ligji do t’i japë fund praktikave të pandershme tregtare dhe hapësira për manipulimin e çmimeve të ushqimeve do të jetë minimum.

“Kjo praktikë e caktuar tregtare është e padrejtë nëse dëmton materialisht interesin ekonomik dhe sjelljen e konsumatorit mesatar në lidhje me produktin”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Tregtarët do të gjobiten nëse ofrojnë informacione të pasakta, mashtrojnë konsumatorët ose i bindin në mënyrë agresive qytetarët që të blejnë diçka.

Ligji i ri i Konsumatorëve parashikon gjobë nga 500 deri në 1000 euro për mikro-firmat dhe 150 euro për personin përgjegjës. Gjobat për një tregtar të vogël janë dyfish më të mëdha, në rast se tregtari i mesëm i regjistruar shkel rregullat, mund të fitojë gjobë nga dy deri në pesë mijë euro dhe 350 euro për kreun e kompanisë.

Gjoba më e lartë është për tregtarët e mëdhenj që sillet nga pesë deri në dhjetë mijë euro dhe 500 euro për personin përgjegjës.

Gjoba prej 50 euro parashikohen edhe për tregtarët individual. Gjithashtu, parashikohet ndalim i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për periudhë prej tre muaj deri në dy vjet, nga gjykata kompetente për tregtarin e mesëm dhe tregtarin e madh dhe nga 15 deri në 30 ditë për tregtarin mikro dhe të vogël, nga Komisioni për vendimmarrje ndaj kundërvajtjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit