Vrasja e Brikenit te “Kodra e Diellit”, makina e autorëve jo profesionistë erdhi nga Kosova

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2022, 20:12

Të dielën në mbrëmje Tirana u trondit nga një atentat që ndodhi te “Kodra e Diellit”.

Briken Sanaj, 39-vjeç u vra sapo parkoi makinën e tij në garazhdin e kompleksit rezidencial. 39-vjeçari u ekzekutua me kallashnikov nga një person i cili pas atentatit u largua me një makinë tip “Benz” drejt Kasharit bashkë me një person tjetër.

“Benzi” që u gjet i djegur ka dyshime se ka hyrë disa ditë përpara ngjarjes në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Hetuesit thonë se ky automjet ka qenë me targa të Kosovës dhe ka dyshime se nuk është regjistruar në pikën doganore.

Makina tip “Benz” ka hyrë në Shqipëri me targat e Kosovës dhe më pas i janë vendosur targat AA777GY, që rezultuan të vjedhura.

Për të mësuar se kush është blerësi i automjetit tip Benz që u përdor në krim e më pas u dogj nga autorët, një grup hetuesish kanë udhëtuar drejt Kosovës për të marrë informacionet e nevojshme. Përveç këtyre informacioneve, hetuesit kanë në duar edhe disa pamje filmike, ku janë ekspozuar autorët, që dyshohet se ishin 2.

Hetuesit janë të bindur se nuk bëhet fjalë për vrasës profesionistë, me pagesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit