Erion Veliaj mbyll RTV Ora

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.11.2022, 18:22

“Media duhet t’i shërbejë qeverisë dhe të pranojë kronikat e gatshme” – kështu thuhet në korridoret e zyrtarëve rilindas që nuk pranojnë dot opozitën nga mediat dhe në të tillë mënyrë kapin gjykatat për t’i mbyllur ato që devijojnë nga ky postulat.

E kështu ka ndodhur edhe me RTV Ora, për të cilën Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të “Yldon Media Group”.

Erion Veliaj, duket se ishte zotuar, "t’i mbyllte gojën" medias që po i nxirrte të palarat dhe duke kapur drejtësinë ia ka arritur qëllimit. Fill pas kronikave jo të gatshme të RTV Ora, Veliaj u shqetësua pa masë dhe filloi me çdo mënyrë që t’i mbyllte zërin kësaj mediaje opozitare, ashtu siç ka tentuar disa herë edhe me JOQ ALBANIA.

Në rastin e medias sonë, Veliaj ka angazhuar patronazhistët, ndërsa për RTV ORA gjykatësit, që diku-diku ua bën qokën, por ende nuk ka dalë zbuluar.

Kujtojmë se Erion Veliaj, pas përplasjes me Armando Dukën, tentoi që edhe këtij të fundit t’i dërgonte SPAK-un, por fatkeqësisht për të, kundërshtari qëlloi shumë i fortë dhe sot ata janë miq, që shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit.

“Është e pashpjegueshme. Këto vendime fatkeqësisht të bëjnë të humbasësh besimin në sistemin e drejtësisë në mënyrë të pariparueshme. Nuk ka asnjë lloj logjike juridike, ligjore apo financiare. Mezi presim të lexojmë vendimin. Por unë nuk di çfarë do të shkruajë ajo gjyqtare pasi për mua nuk ka çfarë shkruan. Ajo më mirë të shkruajë desha unë siç deshi prokuroria ta marrë dhe po i marr dhe pikë pasi çdo gjë tjetër nuk do të ketë vlerë.” – tha avokati që përfaqëson “Yldon Media Group” në Gjykatë.

JOQ ALBANIA dënon rëndë këtë sulm politik të një mediaje të lirë dhe kjo është një këmbanë alarmi për cënimin e demokracisë në vend. Media duhet të jetë e lirë, e pandikuar politikisht dhe jashtë kornizave të qokave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit