Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në aksidentin në Itali, shoqja e 22- vjeçares shqiptare prek me fjalët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2022, 16:55

Anjeza dhe Ardian Hyseni nga Durrësi humbën në një aksident tragjik në Itali në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin.

Nga aksidenti humbi jetën Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 1 vjeç, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.

Suela Hajdarmataj Mansi, ka prekur me fjalët për shoqen e saj Shane Hyseni, 22-vjeçaren që vdiq në aksident në Reggio Emilia.

“Jemi njohur dy vite më parë, kur erdha në Itali. Burri im dhe Orjoli (burri i Shanes) njiheshin më parë pasi ishin nga i njëjti vend në Shqipëri. Kështu që dilnim shpesh. Resati dhe Rejana (vëllai e motra i Shanes) kishin të njëjtën moshë me fëmijët e mi. Vinin dhe ata, luanin bashkë me të vegjlit e mi. Më luteshin që t’i lija të qëndronin për të fjetur. E gjitha kjo nuk mund të bëhet më. Është e tmerrshme”.

“Të dielën në mbrëmje e dija që do të dilnit për të ngrënë jashtë. Pasi të çoje vëllain dhe motrën në Parma, në kthim duhej të ishim takuar në Cade, për të pirë një kafe dhe për të qëndruar pak sëbashku. Ne ishim nisur nga shtëpia jonë…”.

E reja ka shkruar një mesazh dedikuar mikes së saj, në librin e kujtimeve jashtë shtëpisë së funeralit në Coviolo.

“Shoqja ime Shane, e di që nuk do ta lexosh kurrë këtë mesazh që po ta dedikoj ty, Mattiasit, Resatit dhe Rejanës. Keni hapur një plagë të pashërueshme me këtë tragjedi shumë të madhe. Atë mbrëmje isha rrugës për të të takuar për të pirë një kafe së bashku. Por nuk e kisha menduar kurrë që do të të gjeja në atë rrugë të mallkuar të shtrirë, pa frymë dhe me gjithë ato drita blu ambulance sipër teje. Të thirra, por nuk më dëgjove. Të thirra fort me gjithë forcën që më ka dhënë Zoti. Por nuk mora asnjë përgjigje e as nuk munda të të zgjoj. Fatkeqësisht ti nuk do të kthehesh dot më nga ajo rrugë. Ke shkuar pranë Zotit, por ishe shumë e re për këtë. Ishe shumë e re dhe ne të dyja i realizuam dot dëshirat dhe planet që kishim si shoqe. Më le vetëm. Pse hoqe dorë kështu? Përse u largove? More edhe Mattiasin me vete. Kujt mund t’i them “dashuri” tani? Kur e thërrisja kështu, qeshte gjithmonë. Çfarë mund t’u them fëmijëve të mi tani? Çfarë dhimbje. Mirupafshim Shane, shoqja ime…”, shkruan ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit