Pronari i azilit ku u dhunua e moshuara: Infermierja kishte 2 muaj në punë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2022, 15:05

Aurona Pelaj, është arrestuar pas dhunimit të moshuarës në qendrën ku ishte e punësuar.

Ngjarja ka ndodhur në "Shtëpinë e kujdesit" për të moshuarit “Orenda” në Pejë.

Ditën e sotme ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” Anton Rasaj, pronar i shtëpisë së kujdesit “Orenda”.

Ai u kërkoi falje familjarëve të së moshuarës dhe tregoi se ka qenë i shokuar kur ka parë videon.

Intervista:

Si u ndjetë kur patë videon?

Unë personalisht me familjen time kemi qenë të shokuar. Një akt i papranueshëm. Ne kemi të bëjmë me një person të moshuar, nënë e një dëshmori.

Kur i shoh këto pamje, për mua ka qenë e trishtueshme. Unë nuk jetoj në Kosovë, jetoj në mërgim, në Zvicër. Kam ardhur nga shteti ku jetoj për të bërë një investim për vendin tim. Janë më shumë se 20 punëtorë.

Aurona Pelaj është infermierja që dhunoi të moshuarën, çfarë mund të na thoni për të?

Vajza në fjalë, apo të gjitha punëtorët që kemi, janë të liçensuara për infermieri të përgjithshme. Nga ana profesionale të gjitha janë të një niveli të paracaktuar me ligj.

Si i përzgjidhni punonjësit? A është mirë nga shëndeti mendor?

Ne nuk kemi rregull për këtë. Infermierja në fjalë i ka pasur sjelljet ndaj meje, kolegeve perfekte. Pamjet në video dhe sjelljet e saj ndaj bordit, janë dy gjëra ta tjera. ka pasur marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Po me pacientët? Nuk keni vënë re ndonjë gjë?

Na falni, kjo vajzë është vetëm 2 muaj, 2 muaj e gjysmë këtu te ne. Janë 10 javë punë, me tre turne. Janë katër infermiere, aty është shqetësimi më i madh. Këtë ngjarje duhet ta analizojmë të gjithë së bashku.

Keni kamera brenda në qendër?

Po, të gjitha i kemi. Kjo ngjarje ka ndodhur në tualet, aty nuk ka kamera

Të vret edhe më shumë, se edhe infermieret e tjera qeshin, tallen, nuk bëjnë asgjë.

Ne po flasim për 4 infermiere. Unë i kërkoj falje edhe mbrëmë të gjithë familjarëve. Mora informacion nga hetuesia. Nuk i kanë marrë familjarët e tjerë të moshuarit, ashtu siç doli në media. Kam mbështetje të vazhdueshme prej tyre.

Kush e ka bërë videon?

Edhe hetuesia dhe unë kemi informacion, por nuk kam të drejtë të them për shkak të hetimeve. Është punonjëse e imja, është një nga katër infermieret në hetim.

Në institucionin tim telefoni është i ndaluar. Kemi dy telefona të punës. Telefoni privat është i ndaluar gjatë 7 orarëshit të punës, 8 në fakt por 1 orë është pushim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit