Policia zhvarros kufomën e gjetur në Librazhd, mund të jetë trupi i këngëtarit Renato Hamza

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.11.2022, 12:20

Janë rihapur pas disa vitesh hetimet për zhdukjen e këngëtarit të Tallavasë, Renato Hamzës, i njohur ndryshe si “Reni i Elbasanit”. Burime për mediat raportojnë se gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, një grup prej plot 25 policësh dhe ekspertë kriminalistike kanë kryer zhvarrosjen e një kufome, që është ende e paidentifikuar.

Kjo kufomë është gjetur vite më parë në një nga fshatrat e Librazhdit, por prej kohësh nuk i është gjetur identiteti. Hetimet e kanë çuar Policinë se kufoma e paidentifikuar mund të jetë pikërisht e Renato Hamzës, i zhdukur prej vitit 2014.

Nga mbetjet kockore janë marrë kampione ADN-je, pasi ka dyshime të forta që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot. Me rihapjen e hetimeve, prokuroria e Elbasanit ka mundur të sigurojë indicie të reja, çka ka shtyrë që të marrë edhe vendimin për zhvarrosjen e trupit të gjetur dhe ende të paidentifikuar.

Ka dyshime të forta se këngëtari i muzikës tallave, Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarje kriminale që ky grup kishte kryer.

Dyshohet se Renato Hamza rastësisht është bërë dëshmitar i ngjarjes kriminale të kryer nga ky grup dhe kjo dyshohet se ka qenë shkaku i rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së tij. Mbetet ende e pakonfirmuar nëse trupi i gjetur disa kohë më parë në Librazhd dhe i paidentifikuar mund t’i përkasë Renato Hamzës.

Prej 29 Qershorit 2014, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit në atë kohë nga Elbasani. Prej asaj dite këngëtari, i njohur ndryshe me pseudonimin “Reni i Elbasanit” nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë misterioze e nxori nga shtëpia ku jetonte me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit