Aktorja që publikoi videon e dhunimit në azilin e Pejës: Po kërcënohem unë dhe vajzat e tjera me emër të ngjashëm

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.11.2022, 11:33

Kaltrinë Zeneli ishte aktorja dhe aktivistja, që publikoi e para videon e të moshuarës, që dhunohet nga një infermiere në një azil të moshuarish në Pejë.

Mirëpo, ajo ankohet në mediet kosovare se persona të ndryshëm i kanë bërë presion asaj dhe vajzave të tjera që kanë emër të ngjashëm me të në rrjetet sociale.

“Është e vërtetë që unë po kërcënohem në rrjetet sociale për videon që e kam shpërndarë gjatë natës së të martës. Por, realisht unë në rrjetet e mia sociale e kam emrin Kaltrinë Zeneli dhe jo Kaltrina Zeneli.

Personat që kanë kërcënuar, e kanë bërë këtë ndaj një vajze tjetër me emër të ngjashëm me timin. Vajza në fjalë më është drejtuar mua dhe m’i ka dërguar mesazhet që ka marrë prej personave të ndryshëm.

Vajza në fjalë që ka emrin e njëjtë me mua më ka treguar se e ka denoncuar njërin prej komentuesve që i ka dërguar një mesazh kërcënimi”, deklaroi ajo.

Më pas Zeneli shtoi se te njerëzit është krijuar edhe një keqkuptim tjetër se ajo ishte vajza që e ka xhiruar këtë video. “Njerëzit po mendojnë që vajza e cila e ka xhiruar atë video kam qenë unë, është një keqkuptim këtu. Unë nuk kam xhiruar, nuk jam pjesë e videos.

Jam ajo që e kam shpërndarë dhe e kam denoncuar rastin, gjë që nuk jam fare e penduar. Unë kam marrë kërcënime edhe nga njerëz që më kërcënojnë me gjuhë të ndryshme si spanjolle, italisht dhe anglisht. Unë po brengosem për vajzat që e kanë emrin si unë dhe po përballen me këtë rast”, tha ajo.

Ajo shpjegoi gjithashtu se një ndër mesazhet kërcënuese shkruante: “Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”.

“Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkruar dikush dhe ka kërkuar të dijë si të raportojë një rast dhune. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë.

Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe më tregon që është ushtruar dhunë ndaj një të moshuare. Unë prapë i thashë thirre Policinë. E vazhdova ditën. Pas dy-tre orëve, e pyeta a ka marrë një iniciativë. Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici.

Por aty ma ka dërgoi videon. Pasi e kam pa, nuk munda me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam ditur të reagoj. E kam vënë nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, përfundoi aktorja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit