I riu shqiptar THIRRJE PUBLIKE: Mos e gjykoni familjen e të moshuarës që e çuan në azil!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.11.2022, 10:46

Në një rrëfim për JOQ Albania një djalë i ri i cili punon si kujdesar i të moshuarve në një azil në Gjermani i ka bërë thirrje opinionit publik të mos gjykojë familjen e të moshuarës.

Ai shkruan se ata kanë nevojë për kujdes të veçantë, që jo të gjithë e kanë mundësinë t’ia ofrojnë. I riu rrëfen eksperiencën e tij personale dhe jep një mesazh të rëndësishëm në shkrimin e tij.

OPINIONI I DJALIT

”Përshendetje JOQ. Edhe unë sikur gjithë shqiptarët në mbarë botën, jemi të shokuar nga pamja e azilit në Pejë. Një akt barbar ndaj një zonje në moshë, përpos problemeve të saj shëndetësore/mendore, duhet edhe të dhunohet. E tepruar aq sa nuk ka fjalë të përshkruhet.

Arsyeja që ju shkruaj, është sepse shumë bashkatdhetarë janë të revoltuar edhe ndaj familjes së zonjës së moshuar, po aq sa akti infermieres, për arsyen e të dërguarit të prindit në azil. Fillimisht dua të them që si prindërit nuk ka. Jetën e japim t’i shohim mirë, saqë ndonjëherë jemi të DETYRUAR t’i dërgojmë në azil.

Unë jetoj në Gjermani, punoj në azil. Pacientët me probleme mendore, si rasti i zonjës, duan një kujdes 24 orë. Që familja e zonjës mund të mos ketë patur rastin të ia japë nenës së tyre. Shkojnë në punë, ndoshta bëjnë edhe punë të dyta, kanë përgjegjësi për femijët dhe shtëpinë. Pas lodhjes ditore, duan të qetësohen me pak gjumë, për t’u përgatitur për ditën e nesërme. E kështu me radhë.

Në azilin ku punoj... Pacientë me probleme mendore, dilnin shpesh gjatë ditës por edhe gjatë natës. Dënohesh me ligj të mbyllësh derën kryesore me çelës, pasi azili nuk është burg. Me polici i kërkonim, qindra qindra herë. Pacientë që i vënë flakën dhomës, sepse ndiejnë ftohtë (edhe pse temperatura e dhomës është e qëndrueshme). Zihen me pacientë të tjerë, sepse mendojnë që është e drejta e tyre.

Unë nga pacientë të tillë kam patur shumë aksidente. Jo vetëm unë por të gjithë kolegët e mi. Kundërpergjigjia jonë ndaj agresorëve, është QETËSUESI. Çdo pacient ka një dosje, aty shënohen edhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast krizash. Do thoni ju jeni në Gjermani dhe keni frikë, se ashtu do bënit dhe ju. Jooo. Nuk kam frikë Gjermaninë, se ligji funksionon njësoj në gjithë botën. Por unë kam bërë një betim kur kam marrë licencën, dhe pacienti duhet të trajtohet mirë, në çdo rast. Kur bëhet agresiv, bëhet se ka problemin e tillë, jo se dëshiron të më sulmojë mua. Janë qetësuesit që e sjellin në vete.

Ndaj, mos ta gjykojmë familjen e të moshuarës për faktin që dërgoi nënën në azil. Pasi mund të kemi dhe ne fatin e keq të tillë, ku për sigurinë e saj, dhe pamundësinë tonë, na duhet ta dërgojme në azil. Ndaj të ngrejmë zërin, që ky rast mos të përseritet më KURRË. Dhe zëri ynë, mos të dëgjohet vetëm 3 ditë.

Respekt dhe për prindërit e monstrës infermiere, pasi prinderit nuk janë përgjegjës për gabimet e fëmijëve dhe anasjelltas. Ajo monstër dhe ato bashkëpunëtoret e saj, marrshin dënimin e merituar. Dashtë Zoti ka "burrnesha" në burg, t'i mësojnë monstrave se si është të dhunohesh kur nuk ke mundësi dhe fuqi mbrojteje.

Nëse e shikoni të arsyeshme JOQ ta publikoni këtë shkrim, pasi përpos shokimit që iu rrahën nënën, familja e të moshuarës do hasë në paragjykime të shumta edhe nga ndjekësit pse kanë mbyllur nënën në azil.

Ju falenderoj, dhe ditë të bukur.“

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit