Aksidenti me 4 viktima shqiptare në Itali/ Parma në zi për familjen nga Durrësi, po ktheheshin nga një restorant

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2022, 10:12

Në datën 30 tetor një makinë ku ishte një familje shqiptare, u përplas me një banesë në hyrje të qytetit të Parmës. Pas ngjarjes të vdekur mbetën Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 1 vjeç, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes, teksa ai plagosur mbeti burri i Shanes, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë qyteti italian ku dhe ndodhi aksidenti, pra Parma, ndodhet në zi ditën e sotme.

Mësues, shokë klase, miq e të afërm kanë shkuar pranë Angjeza dhe Ardian Hyesnit të cilët humbën tre fëmijë dhe nipin e tyre. Mbrëmjen që ndodhi aksidenti Resati dhe Rejana i ishin bashkuar motrës së tyre dhe partnerit të saj për një darkë në një restorant sushi në afërsi të zonës. Aksidenti ndodhi gjatë kthimit nga darka ku Shane dhe Orjol Lame do të dërgonin vëllain e motrën në banesën e tyre pranë prindërve e do të ktheheshin sërish. Ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat italiane O.Lame, shoferi 32-vjeçar i makinës që u përplas në një shtëpi të pabanuar në fshatin Via Emilia, mbrëmjen e së dielës, rezultoi pozitiv në testet toksikologjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit