Pritet ulje e çmimeve të ushqimeve, pas 1 janarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2022, 09:23

Çmime më të lira të produkteve bazë ushqimore paralajmëroi Goran Gjorgjievski, kryetar i Odës së Agro Biznesit pranë LOE-së. Kjo vjen pas paralajmërimit të ministrit Bekteshi për subvencionim dhe uljen e dyfishtë të çmimit të rrymës për kompanitë e industrisë ushqimore.

“Ky është një hap serioz përpara në aspekt se do të marrim çmim më të lirë të energjisë elektrike që do të mundësojë që çmimi i produkteve bazë që prodhohen me këtë shifër të veprimtarisë, të shiten me çmime më të volitshme për konsumatorët përkatësisht për qytetarët”, theksoi Goran Gjorgjievski, kryetar i odës së agro biznesit pranë LOE.

Por sot në bisedë për TV21, Gjorgjievski tha se uljen e çmimit së pari duhet ta ndjejnë kompanitë. Kompanitë deri më 1 dhjetor duhet të lidhin marrëveshje me EMV, e pastaj vjen stabilizimi i tregut.

“Çmimin më të ulët të energjisë elektrike, duhet ta ndjejë biznesi, pastaj nga 1 janari pritet që të ketë hapësirë që të ulet çmimi i produkteve bazë për rreth 10%”, pohoi Goran Gjorgjievski, kryetar i odës së agro biznesit pranë LOE.

Çmimi i rrymës për kompanitë ishte arsyeja kryesore për shtrenjtimin e produkteve bazë. Sot, Gjorgjievski thotë se çmimi i këtyre produkteve nuk varet vetëm nga çmimi i energjisë elektrike, por edhe nga faktorë të tjerë, siç është çmimi i grurit.

“Por, në këtë situatë, ju jeni duke ndjekur se çka po ndodh, eksporti i grurit ukrainas përmes Detit të Zi, i cili udhëton deri te dy vende tani është kufizuar, gjegjësisht Rusia del nga marrëveshja dhe kjo shkakton presion në treg”, tha Goran Gjorgjievski, kryetar i odës së agro biznesit pranë LOE.

Gjorgjievski, shpjegon se oferta dhe kërkesa e lëndëve të para që marrin pjesë në produktin final, janë ato që e diktojnë çmim. Kështu, në periudhën që vijon do të ketë ulje të çmimit të rrymës, por ndoshta çmimi i lëndëve të para që marrin pjesë në produktin final do të rritet. Por, Bekteshi, para disa ditëve u dërgoi mesazh të qartë kompanive:“Në qoftë se inputi i energjisë elektrike i cili merr pjesë në formimin e çmimit final, nuk ulet edhe në çmimin përfundimtar të produkteve, atëherë kemi mekanizma të tjerë. I kemi diskutuar me odat ekonomike që të mos ketë keqpërdorime të tilla, sepse mund të sjellim vendim për ngrirjen e plotë të çmimeve të produkteve të caktuara atje ku do të përcaktohet se inputi për uljen e energjisë elektrike nuk llogaritet në çmimin përfundimtar të produkteve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Afaristët thonë se do të ndjekin se si do të zhvillohet situata, pas çka do të përcaktohet çmimi përfundimtar i produkteve nga 1 janari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit