Heqja e TVSH-së për ushqime gjatë fundjavës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.11.2022, 14:31

Grupet parlamentare të partive politike qofshin ato maqedonase ose shqiptare janë të zgjedhur për të sjellë propozim ligje që janë në dobi të qytetarëve. Me fjalë të tjera për t’ia lehtësuar jetën e vështirësuar nga kriza e thellë ekonomike që e ka kapluar vendin.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Rindërtim për Maqedoninë” kanë dorëzuar në Kuvend propozim ligjin për fundjavë pa TVSH. Një propozim ligj i cili duhet me doemos të kalojë për të mirën e përgjithshme duke lënë anash inatet politike, por duke marrë parasysh interesin e qytetarëve me votat e të cilëve edhe janë në ato pozicione, dhe duhet të votohet që të paktën në fundjavë të ketë një lehtësim që është më se i duhur dhe i nevojshëm, shkruan Zhurnal.

Në mesin e krizës dhe në kohën kur po paralajmërohet një dimër i ftohtë me rreziqe për mungesë ushqimi e rryme, qeveria është duke hartuar plane si të ndihmojnë qytetarët, pa asnjë komplikim pa nevojë është shumë e thjesht vetëm nuk duhet të mungojë vullneti. Një mekanizëm apo metodë përmes të cilës mund të ndihmohen qytetarët në fundjavë krejt kjo në mënyrë direkte duke ofruar blerjen e ushqimeve pa TVSH.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka dorëzuar propozim-ligj me të cilin kërkon të hiqet TVSH-ja për produktet ushqimore gjatë fundjavës, me të cilin ulja e çmimit të produkteve ushqimore do të jetë 5 për qind, duke filluar që nga kjo fundjavë. Dafina Stojanovsa, deputete e VMRO-së thotë se masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe efekti i tyre do të jetë i vonshëm. Ndërkohë, ajo njofton se do të propozojnë edhe ndryshim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për ta hequr TVSH-në nga drunjtë për ngrohje dhe peletat. Për këto të fundit që ka një rritje të shumëfishuar

“Me propozim-ligjin e VMRO-DPMNE-së, çdo fundjavë, deri sa zgjat gjendja e shpallur e krizës, gjegjësisht deri më 30 prill, kërkojmë të jetë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe duhet të heqë dorë nga disa milionë euro të cilat do t’u ndihmojnë dukshëm qytetarëve të ushqehen. Gjatë ditës së djeshme dëgjuam se masat të cilat i paralajmëruan për fundjava, efektin e tyre do ta arrijnë në janar të vitit të ardhshëm. Është shumë gjatë, nuk ka kohë për pritje, duhet të veprohet tani menjëherë” tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Në anën tjetër, i pari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski vazhdon ta përsëris premtimin e tij se ushqim, ngrohje dhe rrymë do të ketë për çdo familje në kohë të trizës. Sipas tij, qeveria është fokusuar në investime në sektorin energjetik, që më lehtë të përballet me krizën.

“Kam premtuar dhe do ta realizojmë këtë premtim, se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për çdo familje. Qeveria është e fokusuar në investimet në sektorin energjetik. Kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike që të plotësojmë nevojat e konsumatorëve”, ka thënë Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Por, ajo që është bazike tani të bëhet sa më e përballueshme jeta për qytetarët sepse me këtë situatë të krijuar çdo i ri do të largohet i dëshpëruar, nga kriza e thellë në të cilën vendi është kapluar. Prandaj, qeveria duhet ta mendojë mirë këtë propozim ligj i cili ndikon në mënyrë direkte në xhepat e qytetarëve që gjatë fundjavës kur do të furnizohen të paktën me produktet bazë ushqimore të kenë lirime.

Duhet bërë e qartë që këto ndihma nuk i mundësojnë qytetarëve të bëjnë kursime, por me ato paga të ulëta mundësohet të kompletohet një muaj të paktën nga ana ushqimore të mos ketë mungesa për gjërat elementare bazike.

Kujtojmë që, edhe para dy viteve kishte një propozim të ngjashëm atë kohë nga qeveria në vitin 2020, e që për ironi atë kohë opozita e kishte kundërshtuar duke deklaruar se një ligj i tillë do të ndikonte në grumbullimin masiv të qytetarëve në fundjavë dhe kjo me automatizëm do të ndikonte në shtimin e shpërndarjen e virusit Covid19.

Në tre ditët e fundjavës së zgjatur, qytetarët që do të blejnë produkte vendore kanë marrë kthim të TVSH-së prej 18 për qind, kurse për pajisjet e IT-së, TVSH-ja është 5 %. Përfitim nga “Fundjava pa TVSH” kishin vetëm qytetarët që skanojnë faturat fiskale, përkatësisht e kanë aplikacionin “TVSH-ja ime”. Qytetarët mund të bëjnë kthim të TVSH-së për shumën totale të faturave deri në 30 mijë denarë.

Kjo praktikë e përdorur dy vite më parë ka rezultuar produktive për qytetarët edhe tani këtë propozim ligj e mirëpresin si të nevojshëm dhe shihet si një përpjekje reale për të ndihmuar, jo vetëm kamuflim me fjalë pa bërë asnjë ndryshim në këtë drejtim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit