Humbi tre fëmijët dhe nipin, britmat e Anjezës pushtojnë morgun: Nuk dua të jetoj më kështu

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.11.2022, 14:27

Njeriu është qenie shumë e fortë dhe përballon vuajtje pafund, por tragjedia që i ka ndodhur familjes Hyseni kalon përtej gjithçkaje që mund të bëjmë ne. Anjeza dhe Ardian Hyseni humbën pas aksidentit në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin.

Dhimbja për ta është e padurueshme. Kjo ngjarje shumë e rëndë ka marrë vëmendjen e mediave italiane, të cilat janë duke e ndjekur familjen shqiptare hap pas hapi. Il Resto del Carlino, shkruan se britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun.

Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet. Ardian dhe Anjeza Hyseni kanë përpara katër arkivole të bardha para syve, të gjitha të rreshtuara në një dhomë në morgun Coviolo.

Aty prehen Shane, 22 vjeçe, me djalin Mattias, 2 vjeç, djali i vogël Resati, 11 vjeç dhe Rejana, 8 vjeçe. Të gjithë ishin viktima të një aksidenti të frikshëm mbrëmjen e 30 Tetorit. Makina që drejtohej nga bashkëshorti i 22-vjeçares, Orjol Lame, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar.

I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është Lame, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Jashtë morgut ndodhet të afërm të familjes Hyseni. Ata janë mbledhur rreth Anjezës, për ta mbështetur, për ta ngushëlluar, për ta qetësuar.

Por siç shkruajnë mediat italiane ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip. “Nuk dua të jetoj më kështu”, thotë ajo. Një fjali që të prek zemrën. Dy ditë më parë u shtrua në spitalin e Parmës për shkak se u sëmur pasi mori lajmin tronditës.

Të martën në mëngjes kërkoi me çdo kusht që të ishte në morg, për të parë për herë të fundit fëmijët. Por kjo do të ishte akoma më e rëndë për Anjezën. Ajo nuk mund të qëndrojë dot në këmbë. Të afërmit e kanë marrë disa herë në makinë, por për gruan nuk ka paqe.

Ajo ka zbritur nga mjeti dhe ka vrapuar përgjatë një rruge të brendshme në varreza duke u hedhur mbi një makinë. Për fat të mirë, mjeti nuk ishte në lëvizje. Familjarët përpiqen që ta qetësojnë. Sipas asaj që raportohet ka qenë e nevojshme ndërhyrja e një ambulance me staf mjekësor që t’i jepte gruas qetësues.

Nga ana tjetër, Ardiani mundohet të jetë më i fortë. Ai mundohet të qetësojë gruan. Disa miq italianë dërgojnë buqeta me lule. Familja preferon thjeshtësinë. Në hyrje të shtëpisë së funeralit është vendosur një libër ku mund të lihen kujtimet.

Por më shumë rëndësi për ta tashmë ka ngrohtësia njerëzore. Ndoshta është e vetmja gjë që mund të lehtësojë sadopak dhimbjen që ndjejnë në zemër. Trupat e pajetë do të qëndrojnë në Coviolo deri në nisjen për në Durrës.

Ardiani dhe Anjeza do t’i varrosin fëmijët dhe nipin në vendlindje, sipas riteve myslimane. Deri më tani nuk është plotësuar dokumentacioni, por fluturimi për riatdhesim, me ndihmën e ambasadës shqiptare, pritet të realizohet sonte në mbrëmje ose nesër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit