Ironia me PD/ Kush është ‘oligarku i rëndësishëm’ që tentoi të pajtonte Berishën me Alibeajn?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.11.2022, 10:55

Ka qenë vetë Edi Paloka i pari që ka konfirmuar se mes PD-së së përçarë mes deputetëve të Berishës dhe Alibeajt e Bardhit ka ndërhyrë një biznesmen në tentativa për t’i bashkuar. “Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër”,-është shprehur ai.

U njoftua dje se dy grupimet e deputetëve të PD nuk arritën në marrëveshje për të bashkuar blutë. Paloka tha se kushti i vetëm i tyre ishin “primaret”. Alibej i ka kërkuar të dalin në një kandidat të përbashkët teksa PD ka zyrtarizuar tre kandidatë për Tiranën ndërkohë që kanë njoftuar një marrëveshje për fushatë të përbashkët për zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë.

Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, nuk e ka thënë emrin e biznesmenit të rëndësishëm që ka ndërmjetësuar për pajtim e këtë situatë e ka konfirmuar edhe Berisha.

“Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë. Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt”-deklaroi Berisha.

Rikujtojmë se pak ditë më parë pati një përplasje mes Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, ku ai e akuzonte këtë të fundit se e kishte parë pas dyerve të oligarkëve të Tiranës për të mbushur thesin teksa shtonte se kishte qenë vetë dëshmuar kur kjo kishte ndodhur…

Ju njohim me opozitën shqiptare miq… Doni më për “Bilalin”?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit