Pse emigrantët shqiptarë janë vënë nën shënjestrën e autoriteteve britanike?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.11.2022, 10:39

Shqiptarët janë vendosur në qendër të polemikave të vazhdueshme politike të ditëve të fundit, rreth refugjatëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Pas një sulmi me një bombë molotov ​​ndaj një qendre të përpunimit të emigrantëve në Dover, deputetët britanikë po pyesin sesi qeveria e re planifikon t’i qaset problemit të azilkërkuesve që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Britani.

Ministrja e Brendshme, Suella Braverman, ka deklaruar së fundmi, se me politikat e saj të reja do t’i japë fund “pushtimit” të emigrantëve që mbërrijnë në brigjet britanike, duke shkaktuar reagime të forta për “gjuhën e saj të ashpër”.

Dhe tani refugjatët shqiptarë janë në qendër të debatit, të nxitur nga shqetësimet mbi kushtet me të cilat përballen emigrantët në qendrat britanike të përpunimit. Edhe pse qeveria i pyet vazhdimisht refugjatët se përse mbërrijnë në Britani, rreth 76 për qind e të gjitha kërkesave për azil pranohen.

Kate Nicholson shprehet për “Huffington Post” se shqetësimet mbi emigrantët shqiptarë nisën pas një deklaratë të bërë nga Dan O’Mahoney, kreu i njësive të patrullimit në Kanalin Anglez, gjatë një raportimi në Dhomën e Ulët të parlamentit të mërkurën e kaluar.

Ai tha:“Dy vite më parë, në Britani mbërritën vetëm 50 shqiptarë me varka të vogla. Vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 800, dhe nga janari i këtij viti dhe deri më tani kanë zbarkuar mbi 12.000 shqiptarë, nga të cilët rreth 10.000 janë meshkuj në moshë madhore dhe beqarë. Pra rritja ka qenë eksponenciale”. Zyrtari pretendoi se kjo ndodh për shkak se bandat kriminale shqiptare kanë një “bazë” në Francën Veriore, duke i lehtësuar ndjeshëm kalimet e paligjshme nëpërmjet varkave të vogla. O’Mahoney shtoi se numri i shqiptarëve që kalojnë në Britaninë e Madhe këtë vit është “midis 1-2 për qind e të gjithë popullsisë mashkullore të Shqipërisë”.

Sa për krahasim, Shqipëria ka një popullsi prej 2.81 milionë banorësh (sipas Bankës Botërore). Numri i përgjithshëm i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla është aktualisht 39.430 (më i larti që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2018).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit